KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli nuk ndal bombardimet në Gaza
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli nuk ndal bombardimet në Gaza
AktualeBotaFokus

Izraeli nuk ndal bombardimet në Gaza

Përditësimi i fundit: 20 Mars, 2025 1:35 pm
138 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Të paktën 58 palestinezë janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe mëngjesit të së enjtes, sipas tri spitaleve.

Ushtria izraelite goditi shtëpitë në mes të natës, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë derisa po flinin.

Izraeli i rifilloi bombardimet në Gazë të martën, duke e prishur armëpushimin që e kishte ndalur luftën dhe kishte ndihmuar në lirimin e disa dhjetëra pengjeve.

Qeveria izraelite e fajësoi Hamasin – grupin e shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE- për rifillimin e luftimeve, pasi grupi militant nuk e pranoi një propozim të ri që dallon nga marrëveshja e nënshkruar mes palëve.

Më shumë se 400 palestinezë u vranë vetëm të martën, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Hamasi nuk raportohet të ketë shkrepur raketa apo kryer ndonjë sulm tjetër.

Një nga sulmet në orët e para të së enjtes goditi shtëpinë e familjes Abu Daqa në Abasan al-Kabira, një fshat pranë Han Junisit, afër kufirit me Izraelin. Ushtria izraelite i kishte urdhëruar banorët e kësaj në fillim të javës që të evakuoheshin.

Në këtë sulm vrau të paktën 16 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Spitalit Evropian në afërsi, i cili pranoi kufomat. Të vrarë mbetën një baba dhe shtatë fëmijët e tij, si dhe prindërit dhe vëllai i një foshnje njëmuajshe që mbijetoi bashkë me gjyshërit e vet.

“Një tjetër natë e vështirë”, tha Hani Awad, i cili ndihmoi shpëtimtarët të kërkonin për të mbijetuar nën rrënoja. “Shtëpia u shemb mbi kokat e njerëzve”.

Izraeli, i cili gjithashtu ka ndërprerë furnizimin me ushqim, karburant dhe ndihma humanitare për rreth 2 milionë palestinezët në Gazë, është zotuar se do t’i intensifikojë operacionet derisa Hamasi t’i lirojë 59 pengjet e mbetura – 35 prej të cilave besohet të kenë vdekur – dhe të heqë dorë nga kontrolli mbi Gazë.

Administrata Trump, e cila mori meritat për ndërmjetësimin e armëpushimit, thotë se e mbështet plotësisht Izraelin.

Hamasi ka thënë se do të lirojë pengjet e mbetura vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe tërheqjes së plotë të Izraelit nga Gaza, siç kërkohej në marrëveshjen e armëpushimit të arritur në janar pas më shumë se një viti ndërmjetësimi nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari.

Hamasi, i cili nuk e pranon ekzistencën e Izraelit, thotë se është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin tek Autoriteti Palestinez i mbështetur nga Perëndimi ose te ndonjë komitet i pavarur politik, por nuk do të dorëzojë armët derisa Izraeli t’i japë fund okupimit të territoreve që palestinezët i duan për një shtet të ardhshëm.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar ende sulmet e së enjtes.

Spitali Evropian në qytetin jugor Rafah tha se ka pranuar 26 trupa pas sulmeve gjatë natës, kryesisht gra dhe fëmijë. Spitali Nasser në Han Junis pranoi trupat e shtatë personave të vrarë në një sulm mbi një shtëpi. Në Gazën veriore, Spitali Indonezian tha se ka pranuar trupat e shtatë personave të vrarë në një sulm mbi një shtëpi në Beit Lahiya, një qytet pranë kufirit.

Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi u futën në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar përmes marrëveshjeve të armëpushimit apo marrëveshjeve të tjera. Forcat izraelite kanë shpëtuar tetë pengje gjallë dhe kanë gjetur trupat e dhjetëra të tjerave.

Lufta hakmarrëse e Izraelit, një nga më vdekjeprurëset dhe më shkatërrimtaret në historinë e fundit, ka vrarë pothuajse 49.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Lufta në kulmin e saj zhvendosi rreth 90% të popullsisë së Gazës dhe ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në të gjithë territorin. Qindra mijëra njerëz u kthyen në shtëpitë e tyre gjatë armëpushimit, por shumë gjetën vetëm fusha rrënojash dhe ndërtesa të shkatërruara nga bombardimet.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bullgaria mund t’i bashkohet aleancës ushtarake Shqipëri-Kroaci-Kosovë
Artikulli tjetër Kryeministri i ri kanadez pritet të thërrasë zgjedhjet e parakohshme më 28 prill

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.