KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Buxheti, të ardhurat u rritën sërish në shkurt, shpenzimet mbeten në ngërç
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Buxheti, të ardhurat u rritën sërish në shkurt, shpenzimet mbeten në ngërç
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Buxheti, të ardhurat u rritën sërish në shkurt, shpenzimet mbeten në ngërç

Përditësimi i fundit: 20 Mars, 2025 2:47 pm
212 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Financave ka publikuar të dhënat për performancën paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin Shkurt 2025, e cila reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Vihet re sërish tendenca e muajve të fundit: buxheti performon mirë sa i përket arkëtimeve, por shpenzimet janë shumë të ngadalta dhe me mosrealizim.

Sipas të dhënave, të ardhurat totale për muajin Shkurt 2025 arritën në rreth 117.3 miliardë lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2025, arritën në rreth 93.8 miliardë lekë.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Shkurt 2025:

Të ardhurat totale, për muajin Shkurt 2025, arritën në rreth 117.3 miliardë lekë ose 102.4 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 13 miliardë lekë më shumë ose 12.5 % më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Shkurt 2025, janë në shumën 77.7 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 1.5% më shumë se plani për Shkurtin e vitit 2025. Krahasuar me Shkurtin 2024, janë mbledhur 8.1 miliardë lekë ose 11.6% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 33.6 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 5.3% më shumë se Shkurti 2024.

Të ardhurat nga TVSH në import për muajin Shkurt 2025 janë 22.5 miliardë lekë, 809 milionë lekë ose 3.7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 9.5 miliardë lekë, 913 milionë lekë ose 10.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim 110 milionë lekë ose 1.2% më shumë se plani i akcizës i muajit Shkurt 2025.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 406 milionë lekë, sa e njëjta periudhë e një viti më parë dhe realizim në masën 104.3% kundrejt planit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 1.2 miliardë lekë, një realizim në masën 91% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për Shkurtin 2025 u realizuan në masën 44.1 miliardë lekë, 6.4 miliardë lekë ose 17% më shumë se Shkurti i vitit të kaluar. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1.5 milardë lekë ose 3.4% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 16.1 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 17% më shumë se Shkurti 2024.

Rimbursimet për periudhën Shkurt 2025 janë 2.3 miliardë lekë, një realizim +343 milionë lekë ose 17.2% më shumë se plani i periudhës.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 6.4 miliardë lekë, 440 milionë lekë, ose 7.4% më shumë se Shkurti 2024, si dhe 182 milionë lekë ose 2.9% më shumë se plani i Shkurtit 2025 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 13.5 miliardë lekë, 3 milardë lekë ose 29% më shumë se Shkurti 2024, si dhe 1.3 miliardë lekë ose 10.6% më shumë se plani i Shkurtit 2025.

Taksat nacionale, për periudhën Shkurt 2025, u realizuan në masën 8.1 miliardë lekë, 599 milionë lekë ose 8% më shumë se Shkurti 2024, si dhe 30 milionë lekë ose 4.8% më shumë se plani për Shkurtin 2025.

Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH u realizuan në masën 30 miliardë lekë, 3.1 miliardë lekë ose 11.6% më shumë se Shkurti 2024, si dhe realizim në masën 102.4% të planit të periudhës.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2025, arritën në rreth 93.8 miliardë lekë me një realizim në masën 92.8 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12 përqind më i lartë ose rreth 10.1 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 2 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 11.4 përqind të planit vjetor.

Shpenzimet korente, për periudhën 2 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 90.7 miliardë lekë. Ky zë ka rezultuar 10 përqind më i lartë ose rreth 8.2 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 2 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 3.1 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 1.9 miliardë lekë më shumë ose rreth 150.6 përqind më i lartë.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Evropianët e zemëruar po bojkotojnë produktet amerikane
Artikulli tjetër Kredi me interes 0% për administratën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.