KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 77% më pak emigrantë të parregullt në 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 77% më pak emigrantë të parregullt në 2024-ën
AnalizeFokusKryesoreSociale

77% më pak emigrantë të parregullt në 2024-ën

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2025 12:14 pm
207 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria përveçse nga shqiptarët që janë larguar masivisht në vitet e fundit, duket se nuk po “pëlqehet” më as nga emigrantët e huaj. Kjo dëshmohet nga shifrat e vitit të kaluar, edhe pse autoritetet ia atribuojnë forcimit të kufijve dhe patrullimeve të Frontex.

Gjatë këtij vitit janë kapur në total 1,540 shtetas të huaj imigrantë të parregullt, prej të cilëve 1,394 për herë të parë dhe 146 përsëritës. Krahasuar me një vit më parë, janë 5,090 shtetas më pak ose 77% më pak. Kjo ulje lidhet me forcimin e kontrollit të kufirit të gjelbër sidomos në zonën operacionale Kakavijë dhe Kapshticë, ku janë të dislokuar edhe forcat FRONTEX, theksohet në raportin e Ministrisë së Brendshme.

Numrin më të lartë të imigrantëve të kapur e zënë shtetas nga Siria, pastaj renditen ata nga Pakistani, Egjipti, Afganistani, Nepali, Irani, Siria, Bangladeshi e Somalia, që gjatë 2024 kanë pësuar rritje të ndjeshme me më shumë se dy herë. Pikat kryesore të hyrjes së tyre në Shqipëri janë në kufirin e Sarandës dhe Korçës, pasi afër Janinës e Selanikut janë ngritur kampe imigrantësh të parregullt.

Megjithatë, referuar analizës së të dhënave për të huajt në territor, nga viti në vit, numri i imigrantëve në Shqipëri ka ardhur në rritje. Aktualisht në Shqipëri banojnë me qëndrim të rregullt 19,536 të huaj, nga të cilët 41.7% të huaj banojnë në Tiranë. Numrin më të madh e zënë shtetasit kosovarë me 4,426 shtetas.

Sipas të dhënave 52.3% e shtetasve të huaj janë për motiv punësimi. Referuar Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), gjatë vitit 2024 janë përpunuar 13,176 aplikime të shtetasve të huaj për leje qëndrimi. Për sa i përket shtetësive, në vendin e parë janë  italianët, 2,156 shtetas, indianët, 1,634 shtetas, turqit 1,269 shtetas dhe kosovarët, 974 shtetas.

Kalimet e paligjshme të kufirit nga shqiptarët

Gjatë vitit 2024 në pikat e kalimit kufitar janë evidentuar në hyrje – dalje 39,013,091 shtetas shqiptarë dhe të huaj në total, duke shënuar rritje me 29% krahasuar me vitin 2023, si dhe janë regjistruar në hyrje-dalje 10,359,914 automjete ose 25 % më shumë se viti i kaluar.

Gjatë vitit 2024 janë kapur në kufi 531 shtetas në kërkim, nga të cilët 468 në kërkim kombëtar, 46 në kërkim ndërkombëtar dhe 17 për autoritetet e Kosovës. Nga të dhënat statistikore rezulton se gjatë vitit 2024 janë kapur 24 shtetas në kërkim më pak krahasuar me vitin e mëparshëm.

Janë kapur 432 shtetas shqiptar në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, 61% më shumë ose ndryshe 167 shtetas më shumë se gjatë vitit 2023.

Mbi faktin e forcimit të kontrollit të kufirit të gjelbër është rritur dhe numri i ndëshkimeve me masa administrative të shtetasve shqiptarë me 924 raste, kryesisht për kalim të paligjshëm të kufirit dhe shtetasve të huaj në 223 raste për shkelje të afateve të qëndrimit në territor.

Sipas raportit, një vëmendje e shtuar i është kushtuar edhe kontrolleve në vijën e dytë të automjeteve. Në vitin 2024 janë kryer 885,909 kontrolle të automjeteve në vijën e dytë, 185,565 më shumë se një vit më parë, rritje me 21%.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Quo Vadis, Shqipëri?

Rinia e ka vrarë frikën, nuk i druhet regjimit autokratik të Ramës

Tensione gjatë protestës në Kurbin, i vihet zjarri Bashkisë

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE, drejt patentës dixhitale
Artikulli tjetër Bashkitë e bregdetit volën 1.4 miliardë lekë tarifa nga plazhet publike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 19 Tetor, 2026
Deputetja Marjana Koçeku letër ambasadave: Protestuesit janë marrë me forcë nga civilë
Aktuale Fokus Koment Kryesore Opinion Politike 19 Tetor, 2026
Krimi i rëndë në Kamëz me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.