KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 15.000 kg mish pule me salmonelë u konsumua nga shqiptarët. AKU fsheh shkeljet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 15.000 kg mish pule me salmonelë u konsumua nga shqiptarët. AKU fsheh shkeljet
AnalizeKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

15.000 kg mish pule me salmonelë u konsumua nga shqiptarët. AKU fsheh shkeljet

Përditësimi i fundit: 28 Mars, 2025 11:39 am
208 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pasiguria ushqimore është në nivele alarmante. Dështimi i AKU për të kontrolluar  mishin që tregtohet, ka bëre që qytetarët  në supermarkete, markete dhe restorante të konsumojnë mish pule të infektuar me bakterin e salmonelës.

Burime për ‘Ora investigim’ bëjnë me dije se në 11.03.2025  është futur nga porti i Durrësit 19.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. Sipas të dhënave në etiketë  data e skadencës ishte 13.12.2026.

Sipas procedurave standarde inspektorët e AKU në pikën doganore marrin mostrat e mishit të  importuar dhe i dërgojnë për analizim. Deri në daljen e rezultatit të analizave mishi duhet të qëndrojë i bllokuar.

Pa pritur  rezultatin e analizave  subjekti importues është  lejuar ta   hedhë të gjithë produktin ne treg për shitje.

Këto janë rezultatet e analizave, ku 19.000 kg mish pule i importuar nga  Brazili rezulton i infektuar me bakterin e salmonelës.

Në këtë rast kemi të bëjmë me dy shkelje, fillimisht laboratori nën varësinë e Ministrisë së Bujqësisë  ka nxjerrë përgjigjen e analizave me 5 ditë vonesë, ndërkohë që AKU e cila duhet të  mbante mishin e bllokuar deri në pritje të rezultatit ka lejuar që të futej në treg, duke bërë që mishi i pulës me salmonelë të konsumohet nga fëmijë e të rritur.

Të shqetësuar jo për shëndetin e qytetarëve, por për faktin se ky skandal mund të bëhej mediatik, AKU ka trokitur në derën e subjektit që ka importuar mishin, në mënyrë që të tërhiqet nga tregu.

Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se nga 19.000 kg mish pule me salmonelë është bllokuar vetëm 4000 kg, ndërsa 15.000 kg rezulton të jetë shitur.

Inspektorët e AKU i kanë kërkuar subjektit importues faturat e  shpërndarjes, por përfaqësuesi i subjektit i ka “treguar muskujt” inspektorëve duke refuzuar t’i vendosë në dispozicion faturat.

Papërgjegjshmëria e institucionit që drejtohet nga Manush Kullolli vijon të rrezikojë jetën e qytetarëve, ndërsa “flirtimet” e biznesmenëve me inspektorët e AKU, bëjnë që këto të fundit të mbyllin sytë para shkeljeve flagrante.

 

Marrë nga OraNews.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulm me thikë në qendër të Amsterdamit, të paktën 5 të plagosur
Artikulli tjetër Rindërtimi, u shembën banesa me dëmtime të lehta, hije skandali për tenderin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.