Greqia u përfshi nga moti i keq pasi stuhitë e forta me reshje të dendura kanë përfshirë shumë ishuj, duke shkaktuar probleme serioze. Parosi dhe Mykonos, dy nga destinacionet më të njohura të vendit, u gjendën të bllokuar në kaosin e lënë pas nga një stuhi e fortë. Në Paros nga orët e para të pasdites qielli u errësua dhe shiu shumë shpejt i ktheu rrugët në përrenj të rrëmbyeshëm.
Një helikopter me drejtues të EMAK u dërgua në ishull, por ai nuk mundi të ulej për shkak të kushteve ekstreme të motit. Si pasojë e përmbytjeve masive u vendos mbyllja e të gjitha njësive shkollore në ishull për ditën e martë. Pak orë më vonë, Mykonos po ndiqte të njëjtën rrugë. Breshëri dhe shiu goditën me furi ishullin, duke shkaktuar imazhe të ngjashme kaosi.
Marrë nga Kathimerini,gr