KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Klima po “djeg” bujqësinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Klima po “djeg” bujqësinë
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Klima po “djeg” bujqësinë

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2025 12:17 pm
199 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon i trashëguar brez pas brezi, më i qëndrueshëm se çdo politikë bujqësore në vend. Por këtë vit, pjatat e ngrohta tradicionale po mbushen me fasule egjiptiane, sepse në Korçë, dikur vendi ku prodhohej bishtajorja më e mirë, bima nuk i mbijetoi të nxehtit.

Altin Ibrahimi, fermer nga Pojani, që prej 20 vitesh merret me bujqësi, rrëfen një vit katastrofik: “Në 4 hektarë mora vetëm 600 kg fasule. Dikur, këtë sasi e merrja nga 2 hektarë”

Nga një pjatë e përballueshme për çdo xhep, fasulja është kthyer në luks. Vitin e kaluar, çmimi i saj shkoi deri në 700 lekë për kilogram. Gjasat janë që edhe këtë vit të jetë njësoj.

“Tani nuk dimë a duhet të mbjellim apo jo, se priten sërish temperatura të larta,” thotë Altini.

Për shkak të humbjeve, ai planifikon të përgjysmojë mbjelljen këtë vit.

“Humba 10 milionë lekë dhe nuk futa dot as 1 mijë lekë në xhep. E kam farën, por toka është me qira dhe shpenzimet për punëtorët janë të larta”

Shumë fermerë të tjerë nuk kanë më as farë për të mbjellë. Ata duhet ta blejnë atë në një treg tashmë të pushtuar nga importet.

Nga Korça në Kajro

Në vend që t’i mbledhim në Korçë, fasulet tani i shkarkojmë në port. Të dhënat e përpunuara nga Faktoje tregojnë se importet e fasules janë rritur mbi pesëfish në dhjetë vitet e fundit.

Në vitin 2014, Shqipëria importonte 1,460 tonë fasule. Sot? Mbi 7,300 tonë. Pse? Klima, mungesa e politikave dhe paaftësia për të mbrojtur fermerët.

90% e fasules së shitur në tregun shqiptar ka ardhur nga Egjipti. Vitin e kaluar në Shqipëri kanë hyrë 6,788 tonë me fasule të prodhuara në skajin verilindor të kontinentit afrikan.

“Po rrisim konsumin, por jo prodhimin. Po importojmë gjithnjë e më shumë — nga Afrika në Ballkan,” thotë Ilir Pilku, ekspert për politikat bujqësore.

Mungesa e politikave dhe krahut të punës

Politikat e munguara bujqësore janë shkaku kryesor i kësaj panorame, – thekson profesor Pilku, – teksa shton edhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Fasulja kërkon shumë më tepër ditë pune me krah se çdo kulturë tjetër. Politikat për të motivuar fuqinë punëtore mungojnë”

Për shkak të ndryshimeve klimatike, fermerët në juglindje kanë pësuar dëme edhe në kultura të tjera si patatja dhe qepa.

“Nëse çdo vit vaditja nga pesë herë, këtë vit kam vaditur dhjetë herë vetëm për pataten. Edhe vaditja ka kosto,” thotë Altini.

Rajonet më të prekura nga thatësira dhe temperaturat e larta janë Jugu dhe Juglindja, si dhe zona bregdetare e fushore veçanërisht të ndjeshme ndaj klimës mesdhetare dhe efekteve të ngrohjes globale.

“Shqipëria thuajse çdo vit përballet me ngjarje ekstreme klimatike që shkatërrojnë me raste një vit të tërë pune,” thotë Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë dhe zhvillimin rural. “Shpeshherë janë reshje të dendura, përmbytje apo breshër”

“Në 10 vitet e fundit janë dëmtuar: 10.000 ha grurë, 15.000 ha kultura foragjere, 1000 ha pemë frutore dhe mbi 1500 ha vreshta,” shton Ndoc Fasllia, profesor në Universitetin Bujqësor.

Rito Hamataj, një agronom i dalë në pension nga fshati Kafaraj në Fier, është shembulli më i freskët i pasojave nga breshëri.

“Më dëmtoi 400 rrenjë nektarine. Vitin e kaluar mora 200 kuintal. Sivjet — zero. Nuk kam parë kurrë një stuhi të tillë ,” psherëtin ai.

Ndërsa fermerët numërojnë humbjet, Ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë shifër konkrete për dëmet.

A ka ndonjë plan?

Sipas përgjigjes për Faktoje, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se ka realizuar disa vlerësime mbi ndikimet klimatike, por kryesisht përmes projekteve të huaja. Ajo pranon se nuk ka një vlerësim vjetor për dëmet, por “po planifikon masa si teknika të reja, kultivarë rezistentë dhe mbrojtje ndaj breshërit e përmbytjeve”.

“Ka ardhur koha që të vlerësojmë siç duhet procesin e ndryshimeve klimatike sepse mund të na rritet numri i subjekteve që shkojnë në faliment”, thotë Agim Rrapaj nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

“Nëse do të vazhdohet të punohet pa vizion Shqipëria do të vazhdojë paradoksin ku dhe pse është vendi më bujqësor i rajonit të ngelet importuesi neto më i madh i ushqimeve”, paralajmëron ekspertja Esmeralda Ballesha.

Përveç klimës, Shqipëria ka një faktor edhe më të rrezikshëm: vendimmarrjen politike. Emigrimi masiv, subvencionet minimale, pezullimi i fondeve IPARD dhe një ministri që llogarit me sy, jo me shifra, janë disa nga goditjet që po përplasen mbi bujqësinë.

Ky sektor është më pak i financuari nga buxheti i shtetit. Sipas INSTAT, prodhimi bujqësor u tkurr me 2,7% vjet.

“Bujqësia është si një shtëpi pa çati,” thotë Altin Ibrahimi. “Klima ia djeg kulmin, politika i nxjerr derën”

Nëse klima po e djeg tokën, politikat po i hedhin hi sipër. Në një vend ku bujqësia është identitet, mungesa e mbrojtjes për fermerët është një formë e heshtur braktisjeje. Fasulet janë vetëm fillimi. Pyetja që mbetet është: A do ta mbrojmë këtë “shtëpi pa çati”, apo do të vazhdojmë të importojmë gjithçka… përveç përgjegjësisë?

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm HRW kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi
Artikulli tjetër Vendimet e manipuluara të Bashkisë që zhvilluan pronën e Ajola Xoxës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.