KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria po vdes ngadalë. Qeveria hesht, ndërsa popullsia plaket
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria po vdes ngadalë. Qeveria hesht, ndërsa popullsia plaket
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Shqipëria po vdes ngadalë. Qeveria hesht, ndërsa popullsia plaket

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2025 1:44 pm
291 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po shkon drejt një katastrofe demografike që kërcënon themelet e saj ekonomike dhe sociale, por institucionet shtetërore sillen si spektatorë në një krizë që po përvijohet me shpejtësi dramatike. Një analizë e publikuar nga Banka e Shqipërisë, bazuar në studime të FMN-së, ka ngritur zyrtarisht alarmin për pasojat e rënda që sjell ulja e numrit të popullsisë dhe plakja e saj – një kambanë që bie fort, por që deri tani ka rënë në veshë të shurdhët në qeveri.

Forca e punës po tretet, popullsia po plaket, ekonomia po shkon drejt rrudhjes – kush do ta mbajë më Shqipërinë në këmbë?

Nga 1.93 milionë në vitin 2001, popullsia në moshë pune ka rënë në vetëm 1.55 milionë në vitin 2023. Kjo do të thotë më pak duar që punojnë, më pak kontribute në ekonomi, më shumë barrë mbi sistemin e pensioneve dhe shëndetësisë. Dhe ndërsa vendi boshatiset, qeveria nuk ka një plan real për të frenuar këtë rrjedhje gjaku ekonomik.

Në vend të politikave për të mbajtur të rinjtë në vend, kemi propagandë. Në vend të reformave për pensionet, kemi heshtje. Në vend të një strategjie për punësimin, kemi “evente” dhe selfie.

FMN dhe Banka e Shqipërisë paralajmërojnë se mungesa e ndërhyrjes strukturore do të sjellë ulje të rritjes ekonomike dhe pamundësi për të arritur standardet e Bashkimit Europian. Në thelb: Shqipëria po vdes ngadalë dhe qeveria ka zgjedhur të shikojë nga ana tjetër.

Zgjidhja është e qartë, por mungon vullneti politik:

  • Politika të forta kundër emigrimit – jo me spote dhe flamuj, por me paga dinjitoze, kushte jetese dhe besim te drejtësia.
  • Reformë rrënjësore e sistemit të pensioneve – që të mos shpërthejë si një bombë sociale në dekadën e ardhshme.
  • Nxitje e investimeve në arsim profesional dhe teknologji – për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë.
  • Thithje strategjike e punëtorëve të huaj atje ku ka nevojë, me politika që ruajnë interesin kombëtar dhe balancat sociale.

Nëse kjo qeveri dhe ky shtet nuk reagojnë tani, do të jetë shumë vonë. Nuk do të jetë më çështje statistikash, por e ardhmes së kombit. Do të jetë Shqipëria – një vend pa të rinj, pa zhvillim, pa shpresë. Dhe përgjegjësit do të jenë ata që sot heshtin.

 

Marrë nga Publik.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vendimet e manipuluara të Bashkisë që zhvilluan pronën e Ajola Xoxës
Artikulli tjetër Trump ‘miklon’ Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.