KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nënshkruhet marrëveshja në industrinë ushtarake, me kompaninë italiane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Nënshkruhet marrëveshja në industrinë ushtarake, me kompaninë italiane
EkonomiFokusKomentKryesore

Nënshkruhet marrëveshja në industrinë ushtarake, me kompaninë italiane

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2025 9:12 am
237 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në Portin e Durrësit, u nënshkrua dje, Marrëveshja e Mirëkuptimit mes shoqërisë Fincantieri dhe shoqërisë shqiptare “KAYO”, e cila shënon nisjen e bashkëpunimit për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale.

Po ashtu u nënshkrua Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vizitoi anijen Libra dhe mori pjesë në nënshkrimin e dokumenteve të bashkëpunimit.

Kryeministri tha se ky akt është dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit mes vendeve, i cili po hyn në një epokë të re, duke prodhuar energji të reja.

Teksa falënderoi miqtë italianë, Kryeministri Rama tha se marrëdhënia me Italinë mike përmes këtij bashkëpunimi bëhet akoma edhe më e rëndësishme, akoma edhe më strategjike, dhe më e lidhur me interesat e përbashkëta të të dy vendeve, të dy kombeve tona.

 “Sigurisht kjo anije, është një dëshmi shumë e dukshme dhe e prekshme e gjithë asaj që po bëjmë bashkërisht dhe dua të siguroj të gjithë se, ajo që po bëjmë së bashku, është shumë më tepër se sa kjo anije dhe është shumë më tepër sesa aspekti material sepse po punojmë vërtetë për të krijuar një sinergji të rëndësishme ndërmjet këtyre dy anëve të Adriatikut dhe për të bërë bashkë ide të reja dhe energji të reja, për të shkuar përpara dhe për të transformuar gjithnjë e më shumë këtë miqësi shumë të lashtë, në diçka të mirë për të dy popujt tanë dhe për të dy shtetet tona.

Dhe siç tha edhe ministri, miku im i mirë dhe jam i nderuar për miqësinë e tij, jetojmë në kohëra  mjaftueshmërisht të reja dhe me sfida që nuk i imagjinonim deri disa vite më parë.

Dhe për këtë, është shumë e qartë për të gjithë se duhet të bashkojmë gjithçka që është e mundur të bashkohet dhe aty ku nuk ka shumë rëndësi  nëse je i madh apo nëse je i vogël, por ka rëndësi të shtosh diçka dhe kështu besoj se kjo marrëdhënie me Italinë bëhet akoma edhe më e rëndësishme, akoma edhë më strategjike, akoma edhe më e lidhur me interesat e përbashkëta të të dy vendeve, të dy kombeve tona.

Dua të falënderoj veçanërisht edhe të gjithë skuadrën ushtarake që ka ardhur nga Italia për këtë demostrim të një bujarie të madhe, të një miqësie të madhe, të një respekti të thellë; dua të falënderoj veçanërisht kreun e palës ushtarake për mikpritjen dhe për kujtimin e bukur që do ta marr me vete për  “xhevahirin’’ këtu afër, të anijes së marinës italiane. Nuk ndodh çdo ditë që të kesh një mundësi të tillë dhe faleminderit, Guido që më tregove një tjetër muze Italian, por këtë herë në det dhe jo në tokë. Është vërtetë një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe dua  të shpresoj që ushtarakët tanë, që kreu i forcave të marinës shqiptare të jenë të gëzuar. E di që “oreksi vjen duke ngrënë’’,  por ndërkohë duhet shijuar “kjo pjatë e madhe bujarie dhe mirësie’’ nga ana e Italisë.” – u shpreh kryeministri Rama në përshëndetjen e tij.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament

Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kina nuk tërhiqet ndaj tarifave të Trump
Artikulli tjetër Veliaj në burg për 1.1 mln euro transaksione, por përfitimet nuk ndalen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë
Aktuale Analize Sociale Sporti 29 Tetor, 2026
Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje
Analize Politike Rajoni Sociale 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.