Adna Mesihović, ministre e Shkencës, Arsimit të Lartë dhe Rinisë së Kantonit të Sarajevës, dhe zëvendësja e saj Dženita Viteškić u arrestuan të enjten, më 10 prill, pasi policia kontrolloi zyrat dhe banesat e tyre.
Ata dyshohen për shpërdorim të detyrës apo autoritetit, apo punësim të paligjshëm në ministri.
Kontrollet janë kryer me urdhër të ushtruesit të detyrës së prokurorit të Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës dhe Mesihović dhe Viteskić do t’i dorëzohen Prokurorisë Kantonale të premten.
Urdhri për bastisje është lëshuar nga Gjykata Komunale në Sarajevë, si pjesë e një operacioni të koduar “Zarf”.
Në deklaratën e policisë thuhet se aksioni ndër të tjera është rezultat i një protokolli të nënshkruar ndërmjet Prokurorisë Kantonale, Zyrës Kundër Korrupsionit dhe Drejtorisë së Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme Kantonale.
Ata deklaruan se në këtë operacion po ndihmojnë edhe anëtarë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës.
I gjithë hetimi ka ardhur pas disa denoncimeve në Zyrën Kundër Korrupsionit të ŽS-së, ku thuhet se është marrë dhuratë edhe për punësim, por në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria nuk i kallëzon të dyshuarit për dhuratë, por vetëm për shpërdorim detyre.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë