KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump do dëbojë 1 mln emigrantë! SHBA po negocion për deportimin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump do dëbojë 1 mln emigrantë! SHBA po negocion për deportimin
AktualeBotaPolitikeSociale

Trump do dëbojë 1 mln emigrantë! SHBA po negocion për deportimin

Përditësimi i fundit: 13 Prill, 2025 10:12 am
226 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan të dëbojë një milion emigrantë brenda vitit 2025.

Sipas një raportimi nga “Washington Post”, që citon burime federale të njohura me planet e kreut të Shtëpisë së Bardhë, ky objektiv do të përbënte një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me nivelet e mëparshme të dëbimeve. Rekordi aktual mbahet nga administrata e Barack Obamës, kur rreth 400,000 emigrantë u dëbuan brenda një viti.

Trump dhe ekipi i tij synojnë ta përmbushin këtë plan ambicioz që në vitin e parë të mandatit të tij të dytë, pasi e opati premtuar këtë gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale. Këshilltari i tij i ngushtë, Stephen Miller, po bashkëpunon çdo ditë me zyrtarë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe agjenci të tjera për të përgatitur infrastrukturën ligjore dhe logjistike të nevojshme për këtë operacion të gjerë.

Një pjesë e strategjisë përfshin edhe transferimin e tyre në disa vende që nuk janë vendet e origjinës së emigrantëve. Sipas mediave, në mesin e këtyre shteteve janë Libia, Ruanda, Benini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është që të pranojnë emigrantë të dëbuar që nuk janë domosdoshmërisht shtetas të këtyre vendeve, një praktikë që ka ngritur shqetësime të mëdha ligjore dhe etike.

Pavarësisht këtyre planeve, analistët mbeten skeptikë. Ata theksojnë se një objektiv kaq i lartë është praktikisht i paarritshëm për shkak të mungesës së stafit, fondeve dhe pengesave ligjore. Shumica e emigrantëve kanë të drejtë për një seancë gjyqësore para dëbimit, çka e ngadalëson dhe ndërlikon procesin.

 

Marrë nga Washington Post

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

‘Mos i kurseni!’/ Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, gabim njerëzor

Ndryshimet në paketën fiskale/ Qeveria pranon se u diktuan nga pakënaqësitë e studentëve

Netanyahu del i pari, por s’i mjaftojnë 53 mandate/ Opozita shpreson te koalicioni me partitë arabe

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqetësim në Greqi për blerjet e pronave nga turqit
Artikulli tjetër Ushtria izraelite godet me raketa spitalin në Gaza

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Miratohet rezoluta kundër embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon
Analize Bota Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
The Times: “Vuçiç ishte pranë grushtit të shtetit”/ U tërhoq pas telefonatave nga qeveritë europiane
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion
Fokus Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Akti normativ i Qeverisë/ Hyjnë në fuqi masat “anti-dhunë”
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.