KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE: Nuk ka vend në bllok për mohuesit e gjenocidit, në Srebrenicë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > BE: Nuk ka vend në bllok për mohuesit e gjenocidit, në Srebrenicë
KomentPolitikeRajoni

BE: Nuk ka vend në bllok për mohuesit e gjenocidit, në Srebrenicë

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2024 6:58 am
147 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe komisionari për zgjerim Oliever Várhelyi, thanë të hënën në një deklaratë të përbashkët se nuk ka vend në bllok për ata që mohojnë gjenocidin, përpiqen të rishkruajnë historinë dhe lavdërojnë kriminelët e luftës.

Ata i bënë këto komente një ditë para përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës, duke e cilësuar atë një nga momentet më të errëta në historinë bashkëkohore evropiane.

“Është detyra jonë të nderojmë kujtimin e mbi 8300 djemve dhe burrave që u vranë sistematikisht në kodrat përreth Srebrenicës”, thuhet në deklaratë në të cilën nënvizohet se “shërimi i plagëve të së kaluarës kërkon njohjen dhe mësimin e fakteve historike, nderimin dhe kujtimin e viktimave, identifikimin e atyre që janë ende të zhdukur dhe sjelljen e të gjithë autorëve para drejtësisë. Ky është çelësi për t’u përballur me rrënjët e urrejtjes që çuan në gjenocid”, thuhet në deklaratë.

Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i përgjakshëm i luftës në Bosnjë përgjatë viteve 1992-1995, e cila pasoi shpërbërjen e ish Jugosllavisë.

Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së.

Udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiç dhe komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiç, u dënuan për gjenocid në Srebrenicë nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, me seli në Hagë. Në përgjithësi, kjo gjykatë dhe gjykatat në Ballkan kanë dënuar afër 50 zyrtarë serbë të Bosnjës të kohës së luftës me burgime të gjata.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shkodër/ Shpërthim me tritol, në banesën e policit të kriminalistikës

Egnatia ndal Midtjyllandin, rrogozhinasit marrin një pikë të merituar në Elbasan

Milan shpërthen në Europa League, ‘poker’ ndaj Salzburgut!

PD krijon grup avokatësh për protestuesit e shoqëruar apo arrestuar

Të lënduarit gjatë protestës në Tiranë, një efektiv i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Katër protestues nën kujdes mjekësor

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçeviç: Deklaratat e Kurtit për bazat ushtarake janë “fantazmagori”
Artikulli tjetër Biden po përballet me “presione” të reja për të hequr dorë nga gara presidenciale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria duhet të kuptojë pa humbur kohë se, sot kërkohet zgjidhje politike madhore
Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
Protestuesit e shtrirë përtokë, reagon Policia: S’janë në komisariat
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
Trump shkarkon Paolo Zampollin nga Departamenti i Shtetit
Bota Fokus Politike Zhvillim 16 Tetor, 2026
Tirana mes flakëve e tymit, në ditën e tretë të protestës së studentëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.