KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Macron akuzon zyrtarin izraelit për ndërhyrje në zgjedhje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Macron akuzon zyrtarin izraelit për ndërhyrje në zgjedhje
BotaOpinion

Macron akuzon zyrtarin izraelit për ndërhyrje në zgjedhje

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2024 7:29 am
161 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti francez Emmanuel Macron ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për t’u ankuar për ndërhyrjen “e papranueshme” në zgjedhjet e fundit të Francës nga një prej ministrave të tij, ka raportuar Axios.

Duke folur për transmetuesin izraelit “Kan” në fillim të këtij muaji, Ministri izraelit i Çështjeve të Diasporës Amichai Chikli shprehu mbështetjen për partinë Tubimi Kombëtar të Marine Le Pen, aktualisht e udhëhequr nga Jordan Bardella.

“Do të ishte e shkëlqyer për Izraelin nëse [Le Pen] do të ishte presidente e Francës. Sipas mendimit tim, do të ishte mirë për shtetin e Izraelit”, tha Chikli.

I pyetur nëse Netanyahu ishte dakord, Chikli u përgjigj : “Unë mendoj se Netanyahu dhe unë ndajmë të njëjtin mendim”.

Intervista u zhvillua katër ditë para zgjedhjeve parlamentare në Francë, në të cilat blloku centrist i Macron u detyrua të hynte në një partneritet de-facto me të majtët, të gjelbërit dhe komunistët për të parandaluar që Tubimi Kombëtar të fitonte një shumicë të plotë.

Një ditë pas intervistës së Chiklit, Macron telefonoi Netanyahun për t’u ankuar se komentet e ministrit ishin “të papranueshme” dhe përbënin ndërhyrje në zgjedhje. Ky lajm është bërë me dije të martën nga reporteri i “Axios”, Barak Ravid.

Netanyahu e siguroi Macronin se ai kishte udhëzuar të gjithë ministrat e tij që të përmbaheshin nga komentimi i zgjedhjeve në Francë. Zyra e Netanyahut dhe ambasada franceze në Izrael refuzuan të komentojnë mbi këtë çështje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria duhet të kuptojë pa humbur kohë se, sot kërkohet zgjidhje politike madhore

Trump shkarkon Paolo Zampollin nga Departamenti i Shtetit

Protesta me tensione/ A mund të sjellë ndryshim?

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Gjykata Speciale hap një tjetër përplasje me aleatët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zelensky mund të shkarkojë kryeministrin e vendit
Artikulli tjetër Mitsotakis për Shkupin: Shkelja e Marrëveshjes së Prespës rrezikon sigurinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Milan shpërthen në Europa League, ‘poker’ ndaj Salzburgut!
Aktuale Analize Sociale Sporti 16 Tetor, 2026
PD krijon grup avokatësh për protestuesit e shoqëruar apo arrestuar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 16 Tetor, 2026
Të lënduarit gjatë protestës në Tiranë, një efektiv i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Katër protestues nën kujdes mjekësor
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
Protestuesit e shtrirë përtokë, reagon Policia: S’janë në komisariat
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.