KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata Kushtetuese njeh të drejtën e gazetarëve për mbrojtjen e burimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjykata Kushtetuese njeh të drejtën e gazetarëve për mbrojtjen e burimeve
AnalizeFokusPolitikeZhvillim

Gjykata Kushtetuese njeh të drejtën e gazetarëve për mbrojtjen e burimeve

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2025 12:26 pm
182 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë gazetarit të Ora Neës, Elton Qyno, lidhur me kërkimet e parashtruara në padinë e tij kundër sekuestrimit të pajisjeve elektronike që kishte në pronësi, kontrollit në banesë, në vendin e punës dhe atë personal, të kryera pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. Në një njoftim të shpërndarë mbrëmjen e të martës më 22 prill, gjykata shprehet se ka arritur në përfundimin se Qyno legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, që është kundërshtuar prej tij deri në Gjykatën e Lartë.

Lidhur me pretendimet për lirinë personale, gjykata konstaton se nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Për pretendimet e tjera të ngritura prej kërkuesit, është vlerësuar se ai nuk i ka shteruar mjetet juridike në dispozicion.

Në trajtimin e themelit të çështjes, gjykata thotë se është ndalur në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, KEDNJ-së, duke arritur në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit.

“E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë”, arsyeton Gjykata Kushtetuese.

Sipas gjykatës, e drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut.

Vendimet gjyqësore të Gjykatave të Posaçme dhe Gjykatës së Lartë, që kanë kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të Qynos, çmohen se kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së tij.

Ndërhyrja në lirinë e shprehjes në këtë rast vlerësohet se nuk është proporcionale. sipas Gjykatës Kushtetuese, gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit, si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po ashtu, çmohet se gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të Qynos.

Bazuar në këto arsye, Gjykata Kushtetuese ka vendosur njëzëri shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të dhjetorit të vitit 2023 për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, si dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi.

Po kështu, është pranuar kërkesa e Qynos për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e mësipërme të shfuqizuara.

Pretendimi për cenimin e së drejtës për jetë private nuk është trajtuar, për sa kohë është gjetur shkelje në lirinë e shprehjes së Qynos, duke shfuqizuar vendimet e Gjykatave të Posaçme dhe Asaj të Lartë.

Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria e Posaçme, SPAK sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike. Qyno e kundërshtoi vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurimit personal detyrim për paraqitje për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Krimet në fushën e drogës arritën rekord në 2025-ën

Kryebashkiaku synon një ‘Fan Zonë’ në Paris gjatë Botërorit

Zbulohet sërish call center i paligjshëm, në Tiranë

Juristët janë të dyzuar mbi transmetimin ‘live’ të gjyqeve të zyrtarëve të lartë

Putin shprehet hapur në mbështetje të Iranit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fushata për diasporën, premtime të përcipta dhe patriotizëm emocional
Artikulli tjetër Tarifat e SHBA, FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike në Botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

PSG-Bayern, sot/ Përballje e parë për finalen e madhe të Championsit
Aktuale Analize Sociale Sporti 28 Prill, 2026
Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun e Kampionatit
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 28 Prill, 2026
‘Gropa financiare’ në Bashkinë Vlorë, 1.49 mld lekë asete pa dokumente
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 28 Prill, 2026
Daniel Shima figuron çdo ditë e më shumë si koka e mafies së AKSHI-t
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.