KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori
FokusKomentKorrupsionKryesoreZhvillim

Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori

Përditësimi i fundit: 25 Prill, 2025 10:41 am
316 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gazetari Ferdinand Dervishi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një skandal që përfshin Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Sipas tij, më 22 Shkurt të vitit të kaluar, në pikën kufitare të Qafë Thanës është ndaluar një automjet “Mercedes Benz” e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që dyshohet se i përkiste drejtuesit të kësaj agjencie, Florian Sulejmanit.

Gazetari Dervishi thotë se gjatë kontrollit rutinë është zbuluar se ai automjet transportonte një sasi floriri të padeklaruar, teksa automjeti ishte pjesë e makinave të luksit të bllokuara nga krimi dhe që i ishte dhënë Policisë së Shtetit nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Taulant Balla.

Sipas denoncimit të gazetarit, pas konstatimit të floririt, punonjësit e Policisë janë bombarduar me telefonata nga eprorët e tyre dhe u është bërë presion që ta lejojë të kalojë nën justifikimin se është një operacion i AMP-së,.

Më vonë, gazetari thotë se automjeti u pajis me targa të tjera dhe ju dërgua Drejtorit të AMP-së së Vlorës, teksa përshkrimi “Agjencia e Mbikqyrjes Policore”, në faqen e TIMS, është fshirë.

Ferdinand Dervishi ngre dyshime se kemi të bëjmë me kontrabandë floriri të linjës Tetovë-Tiranë kryer me mjetet e Ministrisë së Brendshme dhe fshirje të sistemit TIMS.

Denoncimi i plotë:

Policia po fsheh një tjetër ndërhyrje në TIMS

Një tjetër skandal si strukturave të Ministrisë së Brendshme, i mbajtur larg nga mediat, raportohet të jetë konsumuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës në datën 22 shkurt 2024.

Një autoveturë Mercesdes-Benz e AMP-së (Agjencisë së Mbikqyrjes Policore), që dyshohet se i përkiste Florian Sulejmanit, drejtuesit të kësaj agjencie, me targë AB 961 HF dhe numër shasie WDDNG8GB8AA306002, është ndaluar nga policia dhe gjatë një kontrolli rutinë është zbuluar se transportonte një sasi floriri të padeklaruar.

Makina ishte pjesë e flotës së makinave të luksit të bllokuara, disa prej të cilave, në 13 janar 2024, pra vetëm pak javë para kësaj ngjarjeje, me urdhër të Ministrit të Brendshëm të kohës, Taulant Balla, ju kaluan Policisë së Shtetit.

Siç vërtetohet nga fotografia e informacionit të lënë në faqen e sistemit TIMS, në bord të makinës gjendeshin pjesëtarë të një familjeje të zakonshme, por gjatë ballafaqimit me policinë në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës, dikush prej tyre është paraqitur si funksionar i AMP-së.

Pasi kanë konstatuar sasinë e padeklaruar të floririt, punonjësit e policisë janë bombarduar me telefonata nga eprorët e tyre dhe u është bërë presion që ta lejojë të kalojë nën justifikimin se është një operacion i AMP-së, e të të tjera të ngjashme.

Muaj më pas, më 19 shkurt 2025, lajmi depërtoi në një nga televizionet e Tiranës, por sërish u hoq.

Autovetura Mercedes-Benz S 550,4Matic (në foton bashkëngjitur me traga të ndryshuara) u pajis me targa të tjera dhe ju dërgua Drejtorit të AMP-së së Vlorës.

Ndërkohë pretendime të bazuara në dëshmi okulare, thonë se përshkrimi “Agjencia e Mbikqyrjes Policore”, në faqen e TIMS, është fshirë.

E gjithë ngjarja, që mund të vërtetohet nga një hetim i thjeshtë dhe përmes të dhënave që sistemi TIMS ruan, ka këto probleme të dyshuara:

1-Dyshim për kontrabandë floriri të linjës Tetovë-Tiranë kryer me mjetet e Ministrisë së Brendshme.
2-Dyshim për fshirje të të dhënave në sistemin TIMS.
3-Përdorim i mjetit të AMP-së nga persona të paautorizuar

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shefi i NATO-s u kërkon aleatëve t’i kushtojnë më shumë fonde aleancës
Artikulli tjetër Përmet, konvikti me 4 nxënës, miliona euro tender për ushqime

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.