KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dështon dhe thirrja e dytë, s’gjenden investitorë për Bibliotekën Kombëtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dështon dhe thirrja e dytë, s’gjenden investitorë për Bibliotekën Kombëtare
AktualeEkonomiKryesoreOpinion

Dështon dhe thirrja e dytë, s’gjenden investitorë për Bibliotekën Kombëtare

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2025 11:31 am
174 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ndërtimi i bibliotekës së re kombëtare duket se ka hyrë në një rrugë pa krye. Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) anuloi thirrjen e dytë për tërheqjen e investitorëve për mungesë interesimi.

Thirrja e fundit, e rihapur më 13 mars pas dështimit të thirrjes së parë (10 janar-10 shkurt), kishte afat aplikimi deri më 7 prill dhe ofronte mundësinë që në këmbim të ndërtimit të bibliotekës investitori privat të fitonte të drejtën për të ndërtuar një kullë në një nga parcelat më të lakmuara të Tiranës: në zonën e ish-vilave gjermane.

Por, si duket as kjo incentivë nuk ka arritur të gjenerojë interes real nga investitorët.

Ky është anulimi i dytë brenda më pak se katër muajsh për një projekt që është konceptuar me ambicie të mëdha publike që në vitin 2020.

Projekti i Bibliotekës

Biblioteka Kombëtare është vendosur të zhvendoset nga qendra në Pallatin e Kulturës, drejt zonës së ish-Gardës së Republikës në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial.

Projekti i konceptuar nga Xavier De Geyter (XDGA) dhe zyra lokale iRI që në vitin 2020, parashikon një kompleks ndërtimesh të quajtur “Pieces, Hospitality and The New Building of The National Library”.

Pjesë e tij janë një hotel 14 katësh (Objekti Multifunksional parashikuar në TR/169) që po ndërtohet nga kompania “Nova Construction” dhe Teatri i Kukullave (Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë), aktualisht duke u përfunduar.

Nuk janë të qarta arsyet se përse vonoi ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare të re. Por Korporata përfitoi shfrytëzimin e truallit të propozuar me një VKM që u miratua vetëm më 9 janar 2025 dhe hapi thirrjen e parë për investitorë një ditë më pas.

Korporata kërkonte nga investitori stabilitet financiar dhe mundësi likuiditeti për 8.5 milionë euro investim në këmbim të dhënies për shfrytëzim të mbi 5 mijë metrave katrorë truall në rrugën Gramoz Pashko për të ndërtuar një ndërtesë me sipërfaqe deri në 60 mijë metra katrorë – praktikisht një kullë mbi 20 kate.

Pa garë, pa llogari, pa transparencë

Në një artikull të thelluar, publikuar më 1 prill në Citizens.al, kritikuam mungesën e transparencës dhe logjikës së qëndrueshme në mënyrën se si Korporata po trajtonte procesin e thirrjeve.

Thirrja e parë u hap në fillim të janarit, me një afat 30-ditor. Ajo u shty dhe më pas u anulua për mungesë interesimi. Më pas u rihap sërish me të njëjtat kushte, duke ngritur dyshime mbi seriozitetin dhe kapacitetin institucional të Korporatës për të menaxhuar projekte të rëndësive publike si Biblioteka Kombëtare.

Ndërkohë që vendi vuan për hapësira publike kushtuar kulturës dhe dijes (aktualisht të mbyllura, në ndërtim: Muzeu Kombëtar, Teatri Kombëtar, Galeria e Arteve etj.), ideja për ta “kompensuar” ndërtimin e Bibliotekës Kombëtare me një leje ndërtimi shumëkatëshe për investitorët ngjason më shumë me një skemë zhvillimi të tregut të pasurive të paluajtshme sesa me një politikë publike për kulturën.

Pas dy dështimeve radhazi, është e qartë se tregu nuk është i interesuar për këtë formulë investimi – ose së paku jo sipas kushteve të vendosura nga Korporata. Pyetja që lind natyrshëm është: A është Biblioteka Kombëtare prioritet real për qeverinë, apo thjesht një justifikim për të mundësuar një tjetër projekt ndërtimi në zemër të Tiranës?

Nëse qëllimi është ndërtimi i një institucioni modern të dijes dhe kulturës, atëherë ky duhet të financohej si projekt publik, me fonde publike dhe me një vizion afatgjatë, jo t’i delegohej në mënyrë të pakuptimtë zhvilluesve privatë.

Përvoja me Teatrin Kombëtar, që u nis me një skemë të ngjashme dhe përfundoi në një investim publik, tregon se kur vullneti politik ezksiton, mënyrat e financimit gjenden.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbi 70 mijë besimtarë vizituan varrin e Papa Françeskut
Artikulli tjetër Duopoli Rama-Berisha dominon median online gjatë fushatës zgjedhore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.