KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Munguan ofertat, Korporata anulon procedurën e “Kullës së Kadastrës”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Munguan ofertat, Korporata anulon procedurën e “Kullës së Kadastrës”
AktualeAnalizeEkonomiSociale

Munguan ofertat, Korporata anulon procedurën e “Kullës së Kadastrës”

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2025 1:58 pm
179 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pas një procedure të hapur fillimisht që në nëntor të vitit të kaluar, pas disa shtyrjeve, atëherë kur u duk se do të shpallej fituesi, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) është detyruar të anullojë procedurën për ndërtimin e “Lift Tower”, ose siç njihet ndryshe “Kulla e Kadastrës”. Arsyeja e anulimit, në dokumentin e konsultuar nga ekofin.al, “është mosparaqitja e një oferte nga asnjëri prej aplikantëve që ishin kualifikuar në fazën e dytë”.

Sipas dokumenteve, në fazën finale, në garë ishin dy kompani “Alko Impex”, në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit Sadri Abazi dhe kompania e njohur e ndërtimit “Edil Al”, në pronësi të vëllezërve Dulaku.

Sipas kërkesave të shpallura nga AIC, kompania fituese do të ndërtonte kulla në zonën e 21-dhjetorit, në vendin ku aktualisht janë godinat e Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Gjithashtu, pjesë e projektit është edhe një pjesë e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Por, megjithëse kishin marrë pjesë edhe në takimin informuese, përpara dorëzimit të ofertave, asnjëra nga kompanitë e kualifikuara, nuk kanë dorëzuar një të tillë brenda afateve të shpallura nga AIC, duke e detyruar këtë të fundit për ta anuluar procedurën. Tashmë pritet që ajo të rihapet, por nuk dihet nëse do të ndryshojnë apo jo kriteret dhe kërkesat.

Sipas projektit, pritet që të realizohen tre kulla, ngjitur me njëra tjetrën, të cilat gjithashtu kombinojnë me njëra-tjetrën dhe që parashikohet të jenë 40 kate të larta. Projekti realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti. Pritet që Kadastra të marrë një përqindje ndërtimi, ndërkohë që pjesa tjetër do t’i jepet privatit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Papa i ri, Konklava mblidhet më 7 Maj
Artikulli tjetër BB për Shqipërinë, rritja ekonomike në 2025 parashikohet 3.2%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.