KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Papët e paqes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Papët e paqes
AktualeBotaKomentPolitike

Papët e paqes

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2025 12:59 pm
297 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Një papë ndërron jetë në një moment kritik të historisë globale dhe, për një moment, bota mendon për diçka tjetër përveç gjeopolitikës.

Është dimri i viteve 1938-1939. Lufta në Evropë po afrohet dhe forcat japoneze kanë sulmuar tashmë Urën Marco Polo jashtë Pekinit. Papa Piu XI dëshiron të vazhdojë politikën e “paqes” të paraardhësit të tij, Benediktit XV, i cili ishte përpjekur vazhdimisht t’i jepte fund Luftës së Parë Botërore dhe të shëronte përçarjen mijëvjeçare me Kishën Ortodokse Ruse. Por ndoshta më e rëndësishmja, ai dëshiron që kisha të dënojë ligjet racore të Benito Musolinit dhe antisemitizmin nazist. Ai, madje, ka hartuar një enciklikë për këtë qëllim: Humani Generis Unitas (“Mbi Unitetin e Njerëzimit”). Por Piu XI ndërron jetë në shkurt të vitit 1939 dhe teksti nuk publikohet kurrë.

A po përsëritet historia? Papa Françesku ndërroi jetë të hënën e Pashkës, pas një Pashke kushtuar mesazhit të paqes. Në bekimin e tij të fundit të Pashkës, Urbi et Orbi (“Për Qytetin dhe Botën”), ai dënoi “etjen e madhe për vdekje, për vrasje” dhe përbuzjen “e nxitur ndonjëherë ndaj të prekshmëve, të margjinalizuarve dhe emigrantëve”.

Një ditë më parë, Françesku kishte anuluar një takim të planifikuar me zv/presidentin amerikan J.D. Vance, por la sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, të qortonte delegacionin amerikan. Siç tha Vatikani, “Pati një shkëmbim mendimesh mbi situatën ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me vendet e prekura nga lufta, tensionet politike dhe situatat e vështira humanitare, me vëmendje të veçantë ndaj emigrantëve, refugjatëve dhe të burgosurve”. Kur Papa në prag të vdekjes u takua shkurtimisht me Vance të nesërmen, ai duket se e ka përcjellë të njëjtin mesazh.

Më parë këtë vit, një letër papnore drejtuar peshkopëve të Amerikës e kishte kritikuar në mënyrë implicite, por me vendosmëri, J. D. Vance për keqinterpretimin e detyrimit të krishterë të dashurisë për fqinjët. Vance, i cili u konvertua në katolicizëm në vitin 2019, ishte përpjekur të argumentonte për një hierarki në të cilën shqetësimi për anëtarët e familjes vjen përpara të huajve dhe refugjatëve. Por, siç shpjegoi Françesku, “Jezu Krishti, duke i dashur të gjithë me një dashuri universale, na edukon në njohjen e përhershme të dinjitetit të çdo qenieje njerëzore, pa përjashtim”.

Më pas, Françesku vuri në dukje nacionalizmin etnik si një shtrembërim të këtij mesazhi të krishterë: “shqetësimi për identitetin personal, komunitar ose kombëtar, përveç këtyre konsideratave, fut lehtësisht një kriter ideologjik që shtrembëron jetën shoqërore dhe imponon vullnetin e më të fortit si kriter të së vërtetës”.

A mund të ndikojnë fjalët e fundit të një udhëheqësi të krishterë në zhvillimet në një botë të prekur nga kriza? Në funeralin e Françeskut të shtunën, dekani 91-vjeçar i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re, u kujtoi udhëheqësve botërorë se si Papa i ndjerë “ndante vërtet ankthet, vuajtjet dhe shpresat e kësaj epoke globalizimi” dhe për angazhimin e plotë të Papës ndaj emigrantëve, refugjatëve dhe të margjinalizuarve.

Para se të fillonte mesha e funeralit, presidenti amerikan Donald Trump u ul me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për një “diskutim shumë produktiv” brenda Bazilikës së Shën Pjetrit – një kontrast i fortë me përballjen e tyre shpërthyese në Zyrën Ovale në shkurt. Trump arriti në përfundimin se “ndoshta ai (Vladimir Putin) nuk dëshiron ta ndalojë luftën, ai thjesht po tallet me mua “, përpara se të vërejë, me të drejtë, se “Shumë njerëz po vdesin!!!”

Por çfarë e bën një kalim të suksesshëm nga lufta drejt paqes? Rrallëherë kjo arrihet përmes kundërshtimit parlamentar, ndonëse herë pas here një kolaps i tregut mund të shërbejë si katalizator. Po një forcë e madhe shpirtërore? A mund të ndikojë një ndërhyrje nga një autoritet moral në krijimin e një klime të re për negociata – qoftë drejt një marrëveshjeje ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, apo për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Gazë? A do të mund ta nxiste kjo vëmendjen e Perëndimit ndaj Sudanit, ku shpërbërja e USAID-it nga administrata Trump ka të ngjarë të përkeqësojë një zi të madhe buke?

Ekzistojnë lidhje midis këtyre konflikteve, të shprehura në kuptimin gjithnjë e në rritje se asnjë nuk mund të zgjidhet vetë. Nevojitet një frymë e re për të kapërcyer pikëpamjen konfliktuale se çdo konflikt mund të zgjidhet vetëm me forcë. Në botën mendore të Trump, marrëveshjet gjeopolitike janë thjesht versione më të mëdha të transaksioneve të pasurive të paluajtshme, me vetëm fitues dhe humbës. Ose fiton Rusia ose fiton Ukraina. Ose fiton Kina ose fiton Shtetet e Bashkuara.

Por është e mundur që kjo botë të ridimensionohet si një realitet ku të dy palët mund të fitojnë, sepse kuptojnë se në thelb janë në të njëjtën anë. Është jeta njerëzore përballë vdekjes. Siç e shprehu Françesku në mesazhin e tij të Pashkës, një përdorim bashkëpunues i burimeve përbën “armët” e paqes: armë që ndërtojnë të ardhmen, në vend që të mbjellin farat e vdekjes!

Në vitin 1939, përpjekja e Piu XI për të ndërtuar një vrull pas një mesazhi të ngjashëm përfundimisht u shua. Institucionet ndërkombëtare si Lidhja e Kombeve u paralizuan dhe konklava e kardinalëve zgjodhi si pasardhës të tij një kandidat që ata mendonin se do të mbështeste vazhdimësinë: Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Eugenio Pacelli. Megjithatë, Papa i ri, i cili mori emrin Piu XII, e shtypi enciklikën antinaziste të paraardhësit të tij dhe ndoqi një qëndrim përgjithësisht më të kujdesshëm që kompromentoi reputacionin e Selisë së Shenjtë si një autoritet moral për paqen. Ishte pikërisht gjatë papatit të tij që erdhi edhe qortimi i famshëm nga Josif Stalini, i thënë gjatë konferencës së Potsdamit në vitin 1945: “Sa divizione ka Papa?”

Ashtu siç Françesku, i cili ka mbrojtur të pambrojturit, ka dënuar nacionalizmin etnik dhe ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore të konflikteve në Ukrainë dhe Gazë, edhe Piu XI i kaloi ditët e fundit të jetës së tij duke përpunuar një mesazh antiracist që mund t’i drejtohej gjithë njerëzimit. Të dy papët patën një zë të brishtë, por moralisht të pakontestueshëm në një botë të përçarë. A do të mundet një mesazh i fundit papnor dhe një funeral i shndërruar në një samit global t’i japë vrull kauzës së paqes? Patjetër që mbetet për t’u shpresuar.

 

Marrë nga Project Syndikate

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mediat televizive, ‘zgjatim’ të propagandës partiake gjatë fushatës
Artikulli tjetër Tkurrja e numrit të banorëve të Shqipërisë në 3 dekadat e fundit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.