KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paratë e pista janë bërë kërcënim serioz për ekonominë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Paratë e pista janë bërë kërcënim serioz për ekonominë
EkonomiKorrupsionOpinion

Paratë e pista janë bërë kërcënim serioz për ekonominë

Përditësimi i fundit: 13 Korrik, 2024 6:12 pm
177 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Lajmi që Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për të mbajtur të qëndrueshme monedhën kombëtare kundrejt euros pas presionit në rritje për forcim të mëtejshëm të lekut, mund të mos tingëllojë si shumë shqetësuese për publikun e gjerë. Por për këdo që di një apo dy gjëra elementare nga ekonomia, ndryshimi përbën pikën kur paratë e pista bëhen një problem i madh dhe pengues i përhershëm i zhvillimit ekonomik të vendit.

Në kurset për fillestarë mbi ekonominë, inflacioni shpjegohet përmes alegorisë së temperaturës së trupit të njeriut. Njeriu, në mënyrë që të jetojë, duhet ta ketë temperaturën 37 gradë dhe, nëse luhatet sadopak, bëhet problem. Në rastin e inflacionit, shënjestra në ekonominë shqiptare është në masën 3%. Nëse “temperatura” e çmimeve rritet, Banka e Shqipërisë ndërhyn duke hedhur më pak para në qarkullim dhe nëse ulet, ndërhyn duke hedhur më shumë. Mënyra se si Banka e Shqipërisë ndërhyn quhet “mekanizëm indirekt” sepse shtimi apo pakësimi i parasë në qarkullim bëhet duke ulur dhe ngritur interesat bazë, të cilat, nga ana e vet, ndikojnë interesat e kredive dhe depozitave dhe rrjedhimisht, kërkesën për kredi e ofertën për depozita, volumet e investimeve apo të konsumit e të tjera me radhë.

Kjo është situata normale. Sistemi në fjalë ka lindur në vitet 1970 dhe lidhet kryesisht me nobelistin Milton Friedman dhe teorinë e njohur si Monetarizmi. Monetarizmi bën që qytetari, kur të shohë se ka interesa të ulëta për kredi, të marrë para hua për të shpenzuar dhe, kur të shohë se interesat janë të larta, të mos marrë hua por të vendosë kursimet në depozita apo në instrumente borxhi për të përfituar nga interesat e larta. Akuza që i bëhet monetarizmit si sistem ekonomik është se ai shkakton pabarazi.

Të pasurit, të cilët kanë asete, shfrytëzojnë rastin kur interesat janë të ulëta dhe marrin kredi për të blerë më shumë asete ndërsa të varfrit, duke qenë se nuk kanë luksin të presin, duke qenë vazhdimisht në nevojë, paguajnë interesat njësoj, si të jenë të ulëta, ashtu edhe nëse janë të larta, duke e nxjerrë të pasurin gjithmonë me fitim. Me kalimin e viteve, pabarazia shkakton rënie të konsumit, sepse të pasurit, sado llupës të jenë, vijojnë të kenë vetëm një bark për të mbushur dhe për rrjedhojë, i mbajnë paratë pa shpenzuar, duke sjellë rënie të investimeve dhe të punësimit dhe ngadalësim të përgjithshëm të ekonomisë.

Zgjidhja e logjikshme e problemit të pabarazisë të shkaktuar nga monetarizmi është taksimi disproporcionalisht i lartë i të pasurve, taksim më i lartë për pronësinë e shtëpisë së dytë, apo të tretë apo të katërt, apo taksim me shkallë progresive për të ardhurat e larta. Kjo gjithsesi është një temë më vete.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri përgjatë viteve të fundit dhe, në veçanti, përgjatë dy muajve të fundit me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e lekut në tregun e këmbimit valutor, është një model shumë i ndryshëm dhe me pasoja jashtëzakonisht të ndryshme dhe negative për shoqërinë në përgjithësi dhe për rritjen ekonomike normale të Shqipërisë, për sot dhe për vitet në vijim.

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun valutor të vendit për të blerë euro dhe për të shitur lekë. Lekët e shitura në këmbim të eurove shkaktojnë inflacion. Por ky inflacion nuk është shkaktuar nga politika monetare normale që nënkupton interesa të ulëta dhe kredimarrje të lartë nga bizneset dhe konsumatorët, të cilët, nga ana e vet, rrisin investimet dhe konsumin dhe përshpejtojnë rritjen ekonomike. Inflacioni po shkaktohet nga nevoja për të blerë eurot e zhvlerësuara nga aktivitetet e paligjshme të një grushti të vogël shqiptarësh të cilët merren me trafik droge dhe parkojnë fitimet e lehta të drogës në apartamente ku nuk banon askush dhe të cilat nuk i hyjnë në punë as dreqit në Shqipëri.

Inflacioni që po paguhet nga të gjithë shqiptarët, përfshirë shumicën që nuk shet drogë, nuk po shoqërohet me përfitimin e kredimarrjes me interesa të ulëta, sepse interesat vijojnë të mbeten të larta. Ana e dukshme e këtij inflacioni është te dyfishimi i çmimit të pronave, përgjatë pesë viteve të fundit, në një vend që ka 326 mijë banesa bosh dhe 132 mijë familje në nevojë për shtëpi. Ana e padukshme dhe problemi më i madh se sa ky është inflacioni i shkaktuar nga paratë e drogës në ekonominë e gjerë, shkaktuar përmes hedhjes me tepri të lekut për të blerë eurot e zhvlerësuara nga “çunat e Londrës”. Nëse kjo situatë vijon, shqiptarët do të paguajnë inflacion të lartë pa përfituar nga ky inflacion interesat e ulëta dhe kreditë e investimet e shtuara që shoqërojnë normalisht inflacionin e lartë.

Kjo është një situatë që vështirë se mund të zgjidhet me politikë monetare. Nuk ekziston asgjë në mekanizmat monetarë që të mund t’i përgjigjet ortekut me para të pista. Vetëm sekuestrimi dhe konfiskimi i parave të pista dhe toleranca zero ndaj përdorimit të Shqipërisë si vend parajsë për pastrimin apo parkimin e parave mundet të ndihmojë. E në mungesë të kësaj, përgatituni për çmime të larta dhe ecuri ekonomike të keqe, shoqëruar kjo me pabarazi krejtësisht të paarsyeshme të shkaktuar nga paratë e krimit.

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë

Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka

David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Anglia kërkon nga Southgate të rinovojë, pavarësisht rezultatit të finales
Artikulli tjetër Punëtori në Francë gjeti vdekjen në punë! Humbi jetën nga i nxehti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin
Aktuale Bota Fokus Sociale 30 Prill, 2026
Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave
Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
FIFA do të propozojë që, çdo ekip të ketë në fushë një lojtar U-21
Aktuale Politike Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Rajoni 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.