KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ruajtje e pushtetit me mjete të dyshimta?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ruajtje e pushtetit me mjete të dyshimta?
AktualeKryesoreOpinionPolitike

Ruajtje e pushtetit me mjete të dyshimta?

Përditësimi i fundit: 16 Maj, 2025 6:53 am
181 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Edi Rama siguroi shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 11 maj, 83 mandate morën socialistët, shkruan portali gjerman i ARD-së, “tagesschau”. Partia Demokratike u rendit e dyta. Kreu i saj, Sali Berisha flet për blerje votash nga qeveria që dy ditë para zgjedhjeve ofroi një amnisti të gjerë gjobash: 170.000 vetë lirohen nga detyrimi i gjobës.

Për Berishën kjo ishte një dhuratë zgjedhore. “Ju e keni ndjekur vetë, që dy netë para zgjedhjeve u falën gjoba në vlerë monetare 150 milionë euro. Ju mund t’i vlerësoni vetë këto zgjedhje”, shprehet Berisha që u bëri thirrje përkrahësve për protesta.

OSBE flet për kushte të pabarabarta

Kritika vijnë edhe nga vëzhguesit e Organizatës për Bashkëpunim e Siguri në Europë, OSBE.  Sipas OSBE kushtet nuk ishin për të gjitha partitë të barabarta. Farah Karimi nga Misioni Vëzhgues i OSBE-së thekson, se partia në pushtet ka përfituar gjerësisht nga burimet shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, duke fituar kështu një bonus të palejueshëm që ia mundësonte pushteti.

Gjithashtu ka të dhëna se është ushtruar presion ndaj votuesve. Punonjësve të sektorit publik në veçanti iu bë presion për të votuar për partinë në pushtet. Gjithashtu ishte e vështirë për të gjithë votuesit që të merrnin informacione të pavarura nga mediat, thekson Karimi.

“Përqendrimi në sektorin e medias, minimi i diversitetit të burimeve të lajmeve dhe autocensurimi i gazetarëve, si dhe dominimi i dy partive më të mëdha në raportim, kufizoi mundësitë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar”, sipas Karimi.

“Rrezik për kursin europian të vendit”

Vëzhguesit zgjedhorë e kanë kritikuar edhe më parë Shqipërinë për injorimin e propozimeve të shumta për reformim demokratik të ligjir të saj zgjedhor. Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler i CDU sheh këtu një rrezik për kursin europian të vendit: “Ky vend nuk do t’i bashkohet Bashkimit Europian në gjendjen që është aktualisht. Por shumë mund të ndryshohet për mirë. Prandaj, unë rekomandoj fuqimisht që të gjitha palët t’i marrin seriozisht këto rekomandime”, tha Gahler.

Rama do ta çojë Shqipërinë në BE

Edi Rama u zgjodh pikërisht për këtë qëllim: premtimi i tij numër një i fushatës ishte që ta çonte Shqipërinë në BE deri në vitin 2030. Gazetari Frrok Ҫupi për “tagesschau” e sheh këtë si arsyen e vetme për fitoren çuditërisht të thellë të Ramës në zgjedhje: “Dikush mund të pyesë veten pse mazhoranca është kaq e madhe. Kjo është një shumicë qytetare, e pavarur nga preferencat partiake. Bëhet fjalë për shqetësimin më të madh të popullit shqiptar: të mos largohet nga kjo udhë tani.”

Edi Rama përfitoi edhe nga fakti që opozita është e ndarë. Nuk është e sigurt nëse ai tani do të përdorë shumicën e tij për të vënë në jetë reformat demokratike. Kritikët e akuzojnë atë për kapje gjithnjë e më të madhe të pushtetit në Shqipëri.

 

Marrë nga ARD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A po e humbet Bosnje Hercegovina kontrollin mbi forcat e armatosura?
Artikulli tjetër Pasi u refuzua nga Shqipëria, Starmer kërkon partnerë në Ballkan për kampet e refugjatëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.