KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Këshilltari ligjor i PD: Zarfet e votave të 11 majit përfunduan rrugëve të Greqisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Këshilltari ligjor i PD: Zarfet e votave të 11 majit përfunduan rrugëve të Greqisë
AktualeFokusOpinionSociale

Këshilltari ligjor i PD: Zarfet e votave të 11 majit përfunduan rrugëve të Greqisë

Përditësimi i fundit: 17 Maj, 2025 10:10 am
214 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas vendimit absurd të Kolegjit Zgjedhor,  këshilltari ligjor i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu ka renditur faktet, që sipas tij, dokumentojnë të gjitha shkeljet me votën e diasporës në Greqi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Logu e nis me shkeljet e kontratës me KQZ-në nga ana e operatorit postar, që sipas tij, nënkontraktoi operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës.

Sipas Logut, Partia Demokratike nuk do të lejojë që vullneti i patronazhistëve të Ramës dhe Ballës, të lexohet si vullneti i zgjedhësve shqiptarë në Greqi.

“Operatori postar shkeli kontratën me KQZ-në, duke nënkontraktuar operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës. Nga data 17 prill deri më 4 maj, nga Greqia erdhën 17 mijë zarfe, rreth 1 mijë zarfe në ditë. Më 4 maj, Edi Rama deklaroi në Gjirokastër se procesi në Greqi u bë mish mash.

Të njëjtën ditë, Taulant Balla me grupet e patronazhimit u nis drejt Greqisë. Nga data 5 maj deri më 11 maj, nga Greqia erdhën 36 mijë zarfe, rreth 6 mijë zarfe në ditë. Zarfe zgjedhore u gjetën në hyrje pallatesh, në lulishte, të hedhura në tokë me papërgjegjshmëri.

Zarfet nuk u dërguan në adresë të zgjedhësit, por u ngritën pika në qytete të ndryshme të Greqisë. Shpërndarja dhe dorëzimi i zarfeve u bë pa u verifikuar identiteti i zgjedhësit dhe pa nënshkruar marrjen personalisht.

Patronazhistët u paraqitën në pikat e operatorëve postarë, tërhoqën zarfet, i plotësuan dhe dërguan drejt Shqipërisë. Mijëra qytetarë që u paraqitën për të marrë zarfin e tyre iu tha se zarfi i tyre ishte marrë tashmë.

Shkeljet flagrante të ligjit cenuan rëndë fshehtësinë e votimit dhe lejuan votimin e shumëfishtë. Mijëra zarfe të ardhura nga Greqia nuk reflektojnë vullnetin e zgjedhësve, por atë të patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike nuk do të lejojë që vullneti i patronazhistëve të Edi Ramës dhe Taulant Ballës të lexohet si vullneti i zgjedhësve shqiptarë në Greqi. Asnjë votë që KQZ nuk sjell provën që është marrë dhe dorëzuar personalisht nga zgjedhësi nuk do të përfshihet në rezultatin e këtyre zgjedhjeve!” – shkruan ai.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm RAI: Për çfarë ranë dakord Rama dhe Meloni në Tiranë?
Artikulli tjetër Kush janë 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.