KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga protestat, te kutitë; si premtimet “pa doganë” të PS u përkthyen në votë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nga protestat, te kutitë; si premtimet “pa doganë” të PS u përkthyen në votë
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Nga protestat, te kutitë; si premtimet “pa doganë” të PS u përkthyen në votë

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2025 10:35 am
167 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Hotolishti ishte në qendër të vëmëndjes mëngjesin e 11 Majit për shkak se në fund të shkurtit ata kishin firmosur një peticion me 511 firma. Në peticion pasi rëndisnin kërkesat e tyre, banorët citonin se në mospërmbushje të kërkesave do të bojkotonin zgjedhjet duke kujtuar se në këtë zonë kanë të drejtë vote rreth 5000 banorë.

Përmbajtja
Pajovë  Godoleshi, fshati që votoi kundërVota  

Ditët që vijuan ata protestuan disa herë me kërkesën për të rishikuar vendimin e shpronësimit të tyre dhe gjurmën e rrugës për projektin e Korridorit VIII por nuk morën asnjë përgjigje zyrtare.

Ndryshe nga sa protestuan, ditën e 11 Majit, në orët e para të mëngjesit banorët u shfaqën tek kutitë e votimit.

Një grua, u shpreh se iu premtua që cështja do të zgjidhej.

“Na premtuan që do e zgjidhin. Tani të shohim”, thotë ajo ndërsa votoi në qendër të Hotolishtit në një korridor të ngushtë në qendrën e votimit 2762/00.

Në këtë qendër numri i votuesve ishte shumë i ulët dhe nga rreth 600 votues në lista, 150 vota janë të Partisë Socialiste dhe 76 për koalicionin opozitar.

Vetëm fshati votoi kundër, por njësia administrative Hotolisht në terësi votoi për Partinë Socialiste me 1445 vota ndërsa koalicionit PD-ASHM i kaluan 684 vota.

Grabova

Një tjetër fshat që protestoi para zgjedhjeve ishte ai Grabovës në njësinë administrative Lënie. Banorët bllokuan rrugën ndërsa kërkonin ndërtimin e rrugës, ndricimit dhe lehtësirave të tjera nga firma që po ndërton hidrocentrale në këtë zonë. Ata u tërhoqën nga protesta pasi morën premtimin se rruga do të investohej. Por rruga nuk u investua dhe banorët po vuajnë gërryerjen dhe dëmtimin e rrugës.

Në të gjithë njësinë administrative numri i banorëve që votuan ishte tepër i ulët, rreth 300 votues gjithsej nga të cilat 209 vota i kanë kaluar Partisë Socialiste.

Pajovë  

Një tjetër fshat që protestoi i prekur nga infrastruktura e lotit të Korridorit të 8 në Peqin është Gryksh i Madh në njësinë administrative Pajovë. Banorët protestuan qysh në janar për faktin se nuk ishte parashikuar një dalje në autostradë dhe nuk kanë infrastrukturë rrugore që i lidh.

Protesta nuk zgjati shumë dhe banorët morën premtimin se do të kenë një mundësi dalje në autostradë.

Godoleshi, fshati që votoi kundër

I vetmi fshat që rezulton se ka votuar Partinë Demokratike në këto zgjedhje është fshati Godolesh në njësinë administrative Labinot Fushë, bashkia Elbasan. Banorët e këtij fshati votuan dy vjet më parë në shumicë dërrmuese Partinë Socialiste dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjan Llatja.

Ata kërkuan investim në ujësjellës dhe rrugë. Mësohet se mungesa e një investimi

konkret këto dy vite për ujësjellësin ka bërë që në shumicë ata të votojnë kundër me 256 vota të PD kundrejt 198 të Partisë Socialiste. Një prej banorëve thotë se ky ishte një mesazh për bashkinë që të ndërtojë ujësjellësin dhe infrastrukturën për banorët që të mos vuajnë më për ujë e për rrugë.

“Ne votuam se na premtuan ujësjellës dhe nuk u bë asgjë për dy vjet. Na premtuan rrugë të mira dhe vetëm sa u hodh ca beton privatisht. Asnjë gjë nuk ëshë bërë për Godoleshin edhe pse votuam PS”, thotë ai ndërsa shpreson se ky vit do të sjellë investimin e munguar në fshatin e tyre.

Vota  

Banorët e njësive administrative kanë votuar masivisht Partinë Socialiste. Madje edhe fshatra të largët pa rrugë dhe pa infrastrukturë si Zavalina apo Graceni kanë votuar qeverisjen duke mos reflektuar reagim ndaj mungesës së vëmendjes ndaj zonave të thella rurale.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
Artikulli tjetër Media online “injoroi” fushatën e partive të reja në zgjedhje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.