KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës
AktualeAnalizeFokusKryesore

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2025 10:49 am
363 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Një nga projektet më të diskutuara ka qenë ndërtimi i kullës ngjitur me Sahatin e Tiranës, një nga monumentet e pakta kuturore që kanë ngelur nga e kaluara. Një identitet i kryeqytetit për dhjetëra vite, teksa tani mund të shihet vetëm me dylbi dhe ngjan vetëm si një “lodër” në krahasim me ndërtimet që e rrethojnë. Jo vetëm Sahati, por edhe Xhamia e Et’hem Beut, kanë humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm.

Por, këto ndërtime nuk janë bërë vetvetiu, por me “dorë” qendrore dhe lokale. Firma që po bën një kompeks kullash është favorizuar ndjeshëm, aq sa ka ndryshuar disa herë edhe projetin. Njëherë me distancë të madhe nga Sahati, herë tjetër ngjitur me Bashkinë e Tiranës dhe tani sërish ngjitur me Sahatin.

VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente, të reja dhe të vjetra, ku duket makuteria e gjithsecilit, privat dhe shtetëror, për të tjetërsuar dhe zënë frymën qendrës dhe monumenteve aty prane. Por, ajo që është më shqetësuesja është fakti se, qendra e Tiranës ndryshon vetëm me plane të detajuara urbaniztike. Por këto planë kanë ndryshuar disa herë, vetëm e vetë që të kënaqen “klientët” apo biznesmenët e preferuar.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 27 nëntor 2024 Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit nxori një tjetër vendim kësaj herë me numër 26 me objekt “miratimin e shtyrjes së afatit dhe ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për objektin ‘godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate dhe 3 dhe 4 nëntokë ‘Book Building’”.

Bëhet fjalë për ndërtimin famoz në qendër pas Bashkisë së Tiranës dhe ngjitur me Sahatin e Tiranës, një monument kulture. Një vendim i beftë, me vetëm disa dokumente shoqëruese ku shkruan për “ndryshim projekti”. Në fakt bëhet fjalë për shtim sipërfaqesh të ndërtuara dhe zgjerim të tyre, teksa lartësia do të jetë e njëjtë, njëra kullë 11 kate dhe tjetra 21 kate.

Por, të zgjerosh dhe ndërtosh me vetëm një të rënë të lapsit, aq sa të ndryshosh edhe planet vendore të miratuara kohë më parë, vetëm në këtë vendin tonë mund të ndodh!

A mund të japësh një leje të re në qendrat e Romës, Madridit, Berlinit, Parisit, Londrës?! Ose a mund të ndryshon planet e urbanistikës të qendrave në këto qytete, apo në Athinë, Shkup, Lubjanë, Zagreb, Sofie e Bukuresht? Natyrisht që jo, pasi qendra është gjithmonë e “mbrojtur”, por në Shqipëri edhe planet e mëparshme ndryshohen nga dita në ditë!

VoxNews hulumtoi dokumente të reja dhe të vjetra, ku rezulton se studio që ka bërë studimin e zonës është ajo belge 51N4E. Madje, leja e parë është dhënë në vitin 2018, me të njëjtin numër katësh.

Mësohet se është bërë një hartë e re e planvendosjes së strukturave dhe një dokument i rregullores së veçantë. Në këto dokumente shkruhet se parcela e propozuar për zhvillim, në këndvështrim urban, gjendet brenda unazës së vogël të
qytetit, një zone e cila është formuar në faza të ndryshme historike të qytetit të Tiranës.

“Kjo hapësirë aktualisht është e mbushur me rrenoja dhe godina një katëshe te amortizuara. Sipas planit te pergjithshëm vendor të Bashkisë së Tiranës në fuqi, ky territor përcaktohet të jetë një destinacion me karakter multifunksional me struktura të tipit kullë. Në vijën historike, ky territor ka qenë zonë banimi dhe tregtare me godina 1 deri në 4 kate. Parcela ndodhet afër monumenteve më të rëndësishme të qytetit të Tiranës si Kulla e Sahatit, xhamia e Et’hem Beut, Biblioteka Kombëtare si dhe Bashkia e Tiranës” thuhet në dokumente.

Kush e bëri planin e ri të zgjerimit?!

Sipas dokumenteve, “për një detyrë projektimi kaq të rëndësishme të vendosur në qëndër të Tiranës u zgjodh një grup projektimi me vlera dhe përkatesisht 51N4E, një studio arkitekture me qëndër në Bruksel dhe me një eksperiencë projektuese dhe vepra të ndërtuara në të gjithë botën”. Sipas saj, ky bashkëpunim solli një tipologji mjaft të veçantë dhe të suksesshme që mund të jetë një shembull për karakterin e qëndrës së Tiranës.

VoxNews krahasoi fotot e projektit të miratuar në vitin 2018 dhe ato të dala nga KKTU në nëntor 2024. Ndryshimet janë drastike, pasi janë rritur volumet dhe është zgjeruar i gjithë projekti. Ai ka shkuar në afërsi të kullës së Sahatit dhe në afërsi të Bashkisë së Tiranës, teksa edhe godina 11 katëshe ka pësuar rritje të volumit të punimeve.

Në dokumentet e ndryshimit shkruhet se “forma gjeometrike e këtij projektimi me 3 objekte respekton format dhe qarkullimin e lirë në parcelë duke qenë pjesërisht e hapur dhe publike në nivelin e katit përdhe në objektin e parë në pjesën perëndimore të saj”.

Objekti A (ai perëndimor) është dizenjuar në forme pesë këndore duke patur parasysh që kati përdhe të funksionojë si një ambjent pritjeje për qytetin e Tiranës me aktivitete të pastra publike, me vlerë dhe tepër domethënëse duke qene që ky kat do të jetë gjysem i hapur.

“Objekti A pesëkendor, është i lartë 11 kate, dhe arrin nje lartësi maksimale prej 43 m. Ky objekt njekohesisht ofron edhe aksesin për në parkimin nëntokësor me anë të një rampe e cila e merr hyrjen nga ana jugore, nga rruga ‘Abdi Toptani’” thuhet në letra. Pra do të jetë më i lartë se Kulla e Sahatit!

Sipas dokumenteve, favorizimet e pushtetit qendror dhe lokal kanë ardhur për firmën “Techno ALB”, pronarët e së cilës janë Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Më parë, aksionerë të kësaj firme ka qenë pjesëtarë të familjes Mata, teksa në vitet 2019 e më pas ka ndryshuar edhe pronësia.

Dy pronarët e tanishëm kanë qenë edhe pronarë të kazinove “APEX”, teksa kohët e fundit janë shndërruar në ndërtuesit e kullave dhe resorteve në mbarë Shqipërinë. Ata kanë leje për resorte te Kepi Rodonit, në bregdetin e jugut e deri në Sarandë.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media online “injoroi” fushatën e partive të reja në zgjedhje
Artikulli tjetër Fushata online nuk u përkthye në votë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.