KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Letra e stafit të BE-së për udhëheqësit evropianë: Mosveprimi ynë ka ndihmuar në pushtimin e Gazës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Letra e stafit të BE-së për udhëheqësit evropianë: Mosveprimi ynë ka ndihmuar në pushtimin e Gazës
AktualeBotaKomentPolitike

Letra e stafit të BE-së për udhëheqësit evropianë: Mosveprimi ynë ka ndihmuar në pushtimin e Gazës

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 8:51 am
216 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një grup zyrtarësh të Bashkimit Evropian i është drejtuar udhëheqësve të institucioneve evropiane me një letër të ashpër, duke kritikuar BE-në për “pak ose aspak veprim kuptimplotë” në përgjigje të krizës së rëndë humanitare në Rripin e Gazës.

Grupi “Stafi i BE-së për Paqe”, që përfshin mbi 2,000 punonjës të Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe agjencive të tjera të BE-së, kishte nisur vitin e kaluar një letër proteste kundër apatisë së bllokut ndaj situatës së palestinezëve. Në përvjetorin e asaj letre, ata u rikthyen me një letër të re drejtuar presidentëve të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian, duke theksuar se institucionet e BE-së “kanë dështuar të përdorin ndikimin politik, diplomatik dhe ekonomik për të përmirësuar situatën në Gaza.”

“Mosveprimi i BE-së ka krijuar një mjedis papërgjegjshmërie që ka kontribuar në pushtimin në shkallë të plotë të Gazës që po ndodh aktualisht,” thuhet në letrën e dërguar.

Letrën e ka pasuar një njoftim i shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, për një rishikim të marrëveshjes tregtare me Izraelin. Megjithatë, grupi i stafit të BE-së e përshkroi këtë veprim si “shumë vonë për mijëra të vrarë në Gaza,” dhe kritikoi mungesën e një afati kohor për këtë proces.

Grupi kërkon pezullimin e marrëveshjes BE-Izrael, ndalimin e eksportit të armëve të shteteve anëtare në Izrael, si dhe mbështetje për hetimet ndërkombëtare për krimet e luftës.

Sipas stafit të BE-së, institucionet evropiane tregojnë një “standard të dyfishtë”, duke mos dënuar udhëheqësit evropianë që kanë diskutuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte.

Grupi “Stafi i BE-së për Paqe” kërkon takime urgjente me udhëheqësit e Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian, ndërsa vazhdon të organizojë protesta paqeje çdo të enjte përpara selive të institucioneve evropiane.

Komisioni Evropian nuk ka reaguar menjëherë ndaj këtyre kritikave, por presidentja Ursula von der Leyen ka cilësuar situatën humanitare në Gaza si “të papranueshme” dhe ka bërë thirrje për ndalimin e bllokadës dhe lirimin e pengjeve.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer i kërkon Kosovës të pranojë ngritjen e kampeve të emigrantëve
Artikulli tjetër Jo më bashkim familjar në Gjermani? Ministri i Brendshëm gjerman bën gati projektligjin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.