KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Me këmbë në tokë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Me këmbë në tokë
AktualeKryesoreOpinionPolitike

Me këmbë në tokë

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 11:13 am
207 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Muajin maj, Shqipëria e përjetoi si një skenë e madhe europiane: samiti i lartë i Procesit të Europës Politike, mbajtja për herë të parë e disa etapave të Giro d’Italia, ndezën atmosferën në kryeqytet, Durrës dhe Vlorë.

Shqipëria u shfaq në ekranet ndërkombëtare si një vend me ritëm dhe ambicie. Ishte një muaj i mirë për imazhin – dhe kjo nuk është pak për një vend të vogël që kërkon të dëshmojë se është pjesë e rrjedhave europiane.

Por ndërkohë që dritat dhe spektaklet e rrugës krijuan ndjesinë e një Shqipërie të re, energjike dhe të buzëqeshur, pasi u shuan, u kthyem sërish me këmbë në tokë.

Ekonomia shqiptare, si edhe përpara shfaqjes së mësipërme, është larg të qenët e qëndrueshme. Euro e dobët po dëmton eksportuesit e vegjël dhe prodhuesit vendas, ndërkohë që paketa e ndihmës për ta është ende e paqartë.

Të dhënat e fundit të muajit prill treguan se shitjet jashtë vendit iu rikthyen rënies me 4.5%, pas një tendence pozitive që zgjati shumë pak.

Kullat që ngrihen me shpejtësi në qendër të qytetit mund të jenë spektakël arkitektonik, por ato nuk flasin domosdoshmërisht për rritje të mirëqenies së përgjithshme. Ato shpesh janë dëshmi më shumë e grumbullimit të kapitalit sesa e shpërndarjes së tij.

Turizmi, që mbetet një nga sektorët më të përfolur dhe më të shfrytëzuar në retorikën zyrtare, ka ende një rrugë të gjatë përpara për t’u bërë vërtet cilësor dhe elitar.

Rritja e numrit të turistëve nuk duhet të na mashtrojë në lidhje me cilësinë e shërbimeve, mungesën e infrastrukturës, transportin publik që lë për të dëshiruar, apo mbingarkesën e trafikut urban – që këtë maj ishte një “ferr” më vete në qytetet e mëdha.

Çmimet e lira të akomodimit dhe të bareve e restoranteve, në raport me shtetet e tjera të Europës, mbeten avantazhi kryesor që po tërheq të huajt në vend, – krahas bukurive natyrore, – por shtrenjtimi i vazhdueshëm i tyre mund ta bëjë sektorin të paqëndrueshëm.

Përtej statistikave zyrtare, varfëria mbetet e lartë, veçanërisht në zonat rurale.

Të dhënat e fundit të INSTAT dhe Eurostat treguan se Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë, rreth 42%, që është në rrezik për të qenë e varfër, pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social më 2024.

Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, në një tregues se rritja e deritanishme nuk ka prodhuar mirëqenie dhe ka shtuar pabarazinë.

Në kontrast me kullat e projektuara nga archistar, qytetarët shqiptarë, sot, vijojnë të paguhen më pak në Europë, dhe duhet të punojë shumë më tepër se një dekadë më parë për të blerë një apartament. Për ironi, edhe kjo (shtrenjtimi i fortë i apartamenteve) quhet arritje!

Rënia e lindjeve është një tjetër alarm që nuk mund të injorohet – një pasojë e drejtpërdrejtë e pasigurisë ekonomike, emigrimit dhe mungesës së perspektivës afatgjatë.

Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se ritmet e rënies së lindjeve janë përshpejtuar dukshëm, duke paralajmëruar një krizë demografike në të ardhmen.

Edhe në kryeqytet, i vetmi që ka pasur rritje të popullsisë për shkak të migrimit të brendshëm, rëniet ranë me 18% në tremujorin e parë 2025.

Në këtë kontekst, duhet të kuptojmë se fasadat dhe festat janë të rëndësishme për moralin dhe imazhin, por jo të mjaftueshme.

Politikat duhet të shkojnë përtej dekorit: të prekin ekonominë reale, jetën reale, të japin zgjidhje për familjet që sot shpenzojnë gjysmën e të ardhurave për t’u ushqyer, për bizneset që nuk eksportojnë dot më me fitim, për të rinjtë që nuk lindin më në këtë vend, por zgjedhin të lindin një jetë të re jashtë tij.

Shqipëria e këtij fillim maji ishte e bukur – po. Por që ta bëjmë vërtet të jetueshme për të gjithë, duhet ta shohim me një mendje që shkon përtej spektaklit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Nelsa shpk” helmoi 70 fëmijë me salmonelë, furnizon edhe burgjet e spitalet
Artikulli tjetër Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.