KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si i bleu Rama, Xhindolët e Lushnjes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Si i bleu Rama, Xhindolët e Lushnjes
KomentKorrupsionKryesoreOpinionPolitike

Si i bleu Rama, Xhindolët e Lushnjes

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 11:23 am
285 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në dhjetor të vitit të kaluar, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, shpalli një Ftesë për Ofertë, për të shkëmbyer pronën e kontrollit fizik të automjeve në Lushnje me një pronë të re.

Godina ekzistuese e kolaudimit të automjeteve, pjesë e një prone me sipërfaqe 3260 metër, ndodhet në afërsi të Qendrës së qytetit, saktësisht në kryqëzimin e rrugës Vath Korreshi me rrugën Sulejman Delvina. Pas zhvillimit të procedurës, fitues u shpall kompania Përpunim Mermer Granit shpk, që zotërohet nga biznesmenët Agim, Darien dhe Tomorr Xhindoli.

Kjo kompani do të përfitojë pronë me gjithë ndërtesat dhe në këmbim do të ofrojë një qendër të re të kontrollit teknik të automjeve, por jashtë qytetit. Bëhet fjalë për një pronë me sipërdaqe rreth 3500 metër që gjendet në kryqëzimin mes rrugës Sabri Kosturi dhe Bypassit të Lushnjes.

Vendi ku do te ndertohet kolaudimi i ri i Lushnjes

DPSHTRR kishte investuar qindra milionë lekë në qendrën ekzistuese të kontrollit teknik të automjeteve në Lushnje. Por befas vendosi ta dhurojë atë për të marrë një degë të re në një vend tjetër.

“Vjet ndërpremë investimin rikualifikues të QKT Lushnje sepse në kushtet ekzistuese nuk plotësonte parametrat e sigurisë dhe dimensionet e domosdoshme funksionale, duke i hapur rrugë negocimit për një marrëveshje shkëmbimi nga e cila do të përfitojmë pa asnjë impenjim financiar, një qendër tërësisht të re, me standarde optimale shërbimi,” pati deklaruar DPSHTRR kur shpalli procedurën e shkëmbimit.

Kompania e Xhindolëve do të ndërtojë me paratë e veta një kapanon të ri për kontrollin e mjeteve jashtë qytetit duke përfituar kështu komplet godinën ekzistuese dhe pronën rreth saj.

Kjo është vetëm një nga bizneset fitimprurëse të Xhindolëve me qeverinë e Edi Ramës. Përveç kësaj, ata kanë përfituar prona dhe leje ndërtimi për central diellor si dhe një sërë kontratash publike.

Darien Xhindoli, njëri nga aksionerët e kompanisë “Përpunim Mermer Granit”, në vitin 2015 ishte kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Lushnjes, një privilegj ky që nuk u takon shumë njerëzve. Por familja e tyre me sa duket ndërroi krah, kur xhaxhai i tij, Agim Xhindoli, u shfaq në podcastin e kryeministrit Edi Rama.

Edhe kjo intervistë nuk i shpëtoi taktikës tashmë bajate të kryeministrit, ku biznesmenët të cilët i ka futur në xhep, i prezanton si të djathtë. Edhe zoti Xhindoli u prezantuar nga kryeministri si një demokrat i flaktë, por që ishte duke reflektuar.

Menjëherë pas intervistës me Ramën, dyert e shtetit për Xhindolët u hapën si me magji. Një javë pas daljes në Podcast, qeveria vendosi të miratojë lejen e ndërtimit për një central me fuqi 10 mega për kompaninë tjetër të familjes, 5GX Energy. Toka prej 5 hektarësh mbi të cilën shtrihet ky central u mor me qira nga shteti me një çmim prej 28 mijë lekë për hektarë.

Ndërsa vetëm pak muaj më parë, kompania mori leje ndërtimi për një komples vilash në Livadh të Himarës, bashkë me biznesmenin Mentor Mezini.

Bizneset e ish kandidatit demokrat të Lushnjes po lulëzojnë me bekimin e Edi Ramës. Nga lejet qeveritare, tek pronat shtetërore. Por një gjë është e sigurtë. Edhe në podcastin e radhës, Edi Rama sërish ka për ta prezantuar si demokrat, Agim Xhindolin.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave
Artikulli tjetër Klinikat dentare shqiptare paguajnë mediat në Itali për të joshur italianët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.