KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake
AktualeAnalizeEkonomiFokusSociale

Qeveria hyn ortake me privatin për të prodhuar uniforma ushtarake

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2025 10:49 am
234 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka përcaktuar kushtet me të cilat shoqëria publike ushtarake Kayo do të hyjë në partneritet me ortakët privatë për krijimin e ndërmarrjeve të cilat do të prodhojnë armë dhe pajisje ushtarake.

Një vendim i fundit i Këshillit të Ministrave kushtëzon se në rastin e prodhimit dhe tregtimit të uniformave ushtarake dhe aksesorëve të tyre, Kayo nuk do të pranojë më pak se 40 për qind të aksioneve në ndërmarrjen e përbashkët me privatin.

Vetë shoqëria publike Kayo do të kontribojë në shoqërinë e përbashkët me privatin duke vendosur në dispozicion jo më pak se 20 mijë metër katrorë pasuri të paluajtshme, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët.

“Shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti me të cilin negocion, të paktën një vlerë investimi jo më pak se 15 milionë euro në periudhën kohore të 3 vjetëve dhe punësimin e jo më pak se 400 (katërqind) punonjësve në periudhën kohore të 3 (tre) vjetëve,” thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Paralelisht privati do të ketë detyrën të sigurojë ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të uniformave dhe aksesorëve të tjerë, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të tjera të sigurisë si dhe sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve në rast eksporti.

Shoqëria e përbashkët që do të krijohet mes Kayos dhe ortakut privat do të ketë detyrimin që të prodhojë uniforma edhe për forcat e armatosura të Shqipërisë si dhe uniformat e strukturave të tjera të sigurisë.

Ndërkohë administratori i shoqërisë do të zgjidhet në dakortësi, ndërsa Kayo do të ketë të paktën 30 % të përbërjes së këshillit drejtues ose këshillit mbikëqyrës të shoqërisë, që do të krijohet.

Qeveria ka autorizuar kompaninë publike Kayo që të negociojë për gjetjen e partnerëve privatë për rigjallërimin e industrisë ushtarake të vendit. Përveç uniformave, qeveria synon të prodhojë në vend përmes partneritetit të Kayos me shoqëri private, edhe armë, municione, por edhe automjete ushtarake në disa nga ish uzinat e vendit.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjysma e botës në kurthin e kredive kineze
Artikulli tjetër Radarët e Monitorimit të Trafikut bëjnë kërdinë me gjoba të paligjshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.