KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Partia Socialiste padit KQZ-në, për zgjedhjet e pjesshme në Himarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kryesore > Partia Socialiste padit KQZ-në, për zgjedhjet e pjesshme në Himarë
KryesorePolitike

Partia Socialiste padit KQZ-në, për zgjedhjet e pjesshme në Himarë

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2024 5:18 am
118 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Partia Socialisteka paditur në Gjykatën Administrative të Tiranës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi pak ditë më parë Komisioni Rregullator në KQZ nuk miratoi disa afate proceduriale për zgjedhjet e pjesshme në Himarë që do mbahen më 4 gusht.

Me anë të një njoftimi për mediat, Gjykata thotë sot do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë.

NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 15.07.2024 ora 12:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.3 Regj.Themeltar Dt.12.07.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE:  Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI: Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:

“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

Tiranë, më 15.07.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyrin Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen për Bashkinë e Himarës. Ndërkohë më 5 korrik KQZ vendosi t’i heqë mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sundimi i ligjit në Shqipëri, një pengesë për anëtarësimin në BE

Spanja prezanton një plan gjigand zhvillimi, 9 miliardë eurosh

Autoritetet amerikane në alarm, rriten kërcënimet online për Presidentin Donald Trump

Aksident i rëndë në Poloni, treni përplaset me një kamion dhe del nga shinat

Trump, mesazh Teheranit: Uraniumin iranian, ose do ta marrim ne, ose do të shkatërrohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Spanja feston titullin; në rrugët e Madridit
Artikulli tjetër Rekordet e Gjermani, “Euro 2024”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA godet disa anije iraniane gjatë natës
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 26 Maj, 2026
Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
I nxehti ekstrem pushton Evropën
Aktuale Analize Bota Sociale Te Tjera 25 Maj, 2026
E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.