Transporti publik është rikthyer në funksion këtë të premte, pas ndërprerjes së shërbimit një ditë më parë për shkak të protestës.
Burime për Ekofin.al bëjnë me dije se flotat e transportit publik janë aktualisht në qarkullim dhe po ofrojnë shërbimin për qytetarët. Sipas tyre, ky qëndrim do të vijojë deri në një njoftim të dytë.
Megjithatë, situata mbetet e kushtëzuar nga zhvillimet e protestës. Në rast se do të ketë bllokime që pengojnë qarkullimin dhe funksionimin normal të transportit publik, flotat do të tërhiqen sërish nga shërbimi.
Kështu, transporti publik vijon punën për momentin, ndërsa ecuria e shërbimit do të varet nga situata në terren dhe mundësia për të garantuar lëvizjen normale të autobusëve.
Marrë nga Ekofin.al