KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpella antike e Odiseut në Himarë, mbulohet me beton
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shpella antike e Odiseut në Himarë, mbulohet me beton
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Shpella antike e Odiseut në Himarë, mbulohet me beton

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2025 10:56 am
330 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Erisa Muçaj

 

Në sy të të gjitha institucioneve vendore dhe kombëtare, “Monumenti i kategorisë së parë” i Shpellës së Spilesë, e shënuar si objekt i rëndësisë së vecantë historike, po mbulohet nga materiale ndërtimore dhe inerte, prej dy apo tri personave të familjeve Dhimojani, banuese dikur në kala.

Prej tyre, pretendohet se është pronë e trashëguar….!

Ka pak kohë që ata jo vetëm që e kanë prishur dhe denatyruar mjedisin hyrës të shpellës që daton qysh nga periudha homerike, por tashmë janë në fillesë të punimeve, duke depërtuar edhe në thellësi të shpellës.

Pasi kanë bllokuar me një ndërtim barbar njerën prej dy hyrjeve dhe daljeve të shpellës, tashmë kanë plan biznesi për shftytëzimin e dy hyrjeve dhe zgafellave antike të saj, ku gjenden artefakte të rralla arkeologjike dhe trashëgohen dëshmi unike historike.

Pranë Bashkisë së Himarës ka ankesa nga qytetarë të ndryshëm për këtë barbari dhe skandal që lidhet me monumentin më të lashtë të krejt viseve të Bregdetit jugor të Shqipërisë.

Një ditë më parë, qytetwrë të ndryshëm kanë penguar shkarkimin e kamioneve me rërë dhe inerte, pikërisht aty ku gjendet e mbuluar nga shkurre tabela vlerësuese si Monument kulture, e vendosur nga Ministria e Kulturës e dikurshme dhe Instituti i Arkeologjisë dhe ai i Historisë.

“Shpella e Odiseut” në Spile rezulton e përmendur dhe e fotografuar në të gjitha etapat e studimeve antike dhe sidomos atyre të periudhës homerike shqiptare.

Kjo shpellë,  në katakombrt e brendshne të saj, mban vlera me rëndësi unike të epokave dhe shekujve të shkuar si dhe artefakte historike dhe epokash për zhvillimet dhe gjendjet e  ndryshme të jetës njerëzore në hershmëri.

Aktualisht situata përbën një skandal me përmasa tronditëse. Të interesuarit për pronësim të objektit dhe monumentit historik kanë bërë të gjitha përpjekjet për mbulimin dhe zhdukjen e shtresave dhe objekteve antike, në thellësi të shpellës, ku prej disa kohësh është depërtuar një tubacion i ujërave të zeza të lagjes së sipërme të Stefanelit, si dhe janë hedhur mbetje të shumta urbane dhe inerte për të bërë të pavizitueshme shpellën dhe interieret e saj. Në hyrjen e djsthtë të shpellës jo vetëm që është ndërtuar pa asnjë krotrr, por përdoret si parking, duke e bërë të pafrekurntueshëm prej vitesh monumentin në fjalë, edhe oee ai ka mbetur dëshmi në të gjitha guidat si monument i rëndësisë unike dhe historike.

Ndaj këtij skandali dhe sidomos barbarisë vijuese mbi monumentin e rrallë të historisë dhe kulturës në këtë qytet, asnjë prej institucioneve kombëtare nuk po reagon.

Shumë vite më parë, rezervoi vizitën enkas në “ Shpellën e Odiseut”, aktori me famë botërore, “ Uliksi shqiptar” Bekim Femiu, i cili sipas botimeve në mediat e kohës, e konsideroi këtë mundësim vizite si një ngjarje të rrallë për jetën dhe marrëdhënien e tij me Shqipërinë dhe historinë homerike të cilën e përjetësoi në kinematografinë botërore tek filmi hollivudian “ Odiseu”.

Protesta dhe ankesat denoncuese të qytetarëve himariotë për zhdukjen dhe pushtimin e këtij monumenti historik mijëravjecar, po bien në vesh të shurdhër.

Ministria e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë dhe ai i Arkeologjisë do të duhej të ngrinin stuhi reagimesh, për këtë skandal dhe vepër barbare, të pangjarë me asnjë monument tjetër historik dhe antik në territorin e Shqipërisë.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shuhet Brian Wilson i “Beach Boys”
Artikulli tjetër Shqipëria përballë krizave klimatike, pa sistem të besueshëm monitorimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.