KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2025 12:03 pm
271 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Të gjithë individët dhe subjektet që ofrojnë apartamente me qira përmes platformave si Booking dhe AirBnB do të jenë nën vëzhgim të shtuar këtë sezon veror.

Administrata Tatimore ka nisur zbatimin e Planit të Turizmit 2025, që parashikon kontrolle më të forta për deklarimin e të ardhurave dhe pagesën e detyrimeve tatimore nga operatorët që operojnë në tregun e qirave afatshkurtra.

Pjesë e këtij plani është krahasimi i çmimeve të ofertave online me të dhënat e fiskalizimit, me synim evidentimin e mospërputhjeve në xhiro të padeklaruar. Tatimet kanë identifikuar si zonë kritike periudhën Qershor–Shtator, kohë në të cilën do të intensifikohen kontrollet në terren për strukturat që vlerësohen me risk të lartë.

Një tjetër komponent i ri i strategjisë është bashkëpunimi me administratën tatimore irlandeze, për të hetuar rastet e individëve që përfitojnë të ardhura nga platformat ndërkombëtare të rezervimit, por nuk i deklarojnë ato. Tatimet u kanë kërkuar qytetarëve të përfshihen vetë në procesin e deklarimit përmes formularit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

Sipas të dhënave të tregut, aktualisht në platforma të ndryshme figurojnë mbi 18,200 struktura aktive me qira afatshkurtër. Ky sektor është kthyer tashmë në një burim të rëndësishëm të ardhurash për disa kategori qytetarësh: nga ata që marrin me qira afatgjatë ambiente për t’i nënqiradhënë me tarifa ditore, deri te pronarët që shfrytëzojnë apartamente të pambanuara për fitime sezonale.

Ndërsa për individët me vetëm një njësi në pronësi fitimet janë modeste, për ata që e kanë kthyer këtë aktivitet në biznes të mirëfilltë, përfitimet janë të konsiderueshme për shkak të strukturës së ulët të kostove dhe kërkesës së lartë në sezon.

Fushata e re pritet të sjellë një formalizim të mëtejshëm të sektorit të qirave afatshkurtra, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë operatorët dhe rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Marrë nga SkyWeb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush është ministri që rrezikon prangat?
Artikulli tjetër Një goditje e re për duhanpirësit, në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.