KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një goditje e re për duhanpirësit, në BE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një goditje e re për duhanpirësit, në BE
AktualeAnalizeBotaFinanceSociale

Një goditje e re për duhanpirësit, në BE

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2025 12:09 pm
260 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Duhanpirësit në të gjithë Bashkimin Evropian së shpejti mund të goditen nga një inisiativë serioze financiare. Komisioni Evropian po shqyrton një rritje të konsiderueshme të taksave të duhanit.

Sipas Bild, Komisioni, i udhëhequr nga Ursula von der Leyen, po propozon që shtetet anëtare të vendosin norma më të larta tatimore në mënyrë që të zvogëlojnë konsumin e duhanit, të parandalojnë sëmundjet dhe të lehtësojnë barrën mbi sistemet e kujdesit shëndetësor.

Në një dokument prej 196 faqesh, Komisioni thekson se masat tatimore janë ndër mjetet më efektive në luftën kundër pirjes së duhanit.

“Taksat më të larta dërgojnë një sinjal të qartë çmimesh se pirja e duhanit është e dëmshme dhe duhet të frenohet në mënyrë aktive“, thuhet në raport.

Sipas propozimit, shuma e taksave në të ardhmen duhet të varet nga zhvillimi ekonomik i secilit anëtar, bazuar në një indeks të veçantë. Në rastin e Gjermanisë, kjo mund të nënkuptojë një rritje të taksave prej 20 përqind, gjë që do të rriste çmimin e një pakete cigaresh deri në një euro, nga mesatarja aktuale prej 9 eurosh në pothuajse 10.

Kjo iniciativë nuk vlen vetëm për cigaret klasike. Komisioni planifikon të përfshijë produktet moderne të nikotinës, siç janë duhani i ngrohur, qeset e nikotinës dhe cigaret elektronike. Përjashtim mbeten mjetet ndihmëse për tërheqjen e nikotinës, siç janë çamçakëzat dhe flasterët.

Megjithatë, industria e duhanit ka reaguar fort. Përfaqësuesit paralajmërojnë për pasojat e mundshme, nga një forcim i tregut të zi deri te humbja e vendeve të punës.

“Ky është një program ekonomik për krimin e organizuar”, tha Jaanus Pauts i JTI.

Drafti i direktivës së re pritet të paraqitet deri në mesin e korrikut. Nëse miratohet, shtetet anëtare do të jenë të detyruara të përshtatin legjislacionin e tyre, gjë që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për miliona konsumatorë në të gjithë BE-në.

 

Marrë nga BILD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB
Artikulli tjetër Si u shndërrua Librazhdi në nyje të kontrabandës europiane të cigareve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.