KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hotelet deklarojnë turistë me pahir
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hotelet deklarojnë turistë me pahir
AnalizeFinanceKorrupsionKryesoreSporti

Hotelet deklarojnë turistë me pahir

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2025 1:00 pm
282 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vendosja e referencave fiskale për normën e shfrytëzimit të hoteleve ka dhënë efektet e para në deklarimet e tyre pranë tatimeve. Instituti i Statistikave raportoi një rritje të ndjeshme të net qëndrimeve të deklaruara nga hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese gjatë muajit prill.

“Në muajin Prill 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Vizitorët gjithsej u rritën me 14,7 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 15,3 % dhe rezidentë 13,1 %. Net qëndrimet gjithsej u rritën me 21,3 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 23,0 %, ndërsa to nga rezidentët me 17,2 %. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare (+8,5 %) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+15,5 %),” raportoi INSTAT.

Rritja e deklarimeve është e lidhur tërësisht me masat e ndërmarra nga qeveria për të formalizuar sektorin e mikpritjes në vend. Vitin e kaluar, Parlamenti ndryshoi ligjin e Turizmit duke futur me detyrim apartamentet dhe vilat në kategorinë e akomodimit duke parashikuar sanskione për ato që nuk regjistrohen.

Përveç ndryshimit të ligjit, në muajin mars qeveria miratoi një vendim, i cili u cakton me detyrim hoteleve normën e shfrytëzimit të kapaciteteve për qëllime fiskale me argumentin se aktualisht ato mashtrojnë shtetin dhe nuk deklarojnë numrin real për të mos paguar taksat.

Sipas vendimit të qeverisë, periudha e shfrytëzimit u nda në dy faza sezonale, përkatësisht, nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe nga data 1 tetor deri në datën 30 prill të çdo viti.

Nga data 1 maj deri më datë 30 shtator niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është 65% e kapacitetit total të saj, pra nën këtë shifër nuk mund të deklarohet shfrytëzim.

Pra një hotel me 100 dhoma, nuk mund të deklarojë shfrytëzim më të ulët se për 65 dhoma në muaj. Ndësa për periudhën tjetër të vitit niveli minimal i referencës është caktuar 30 për qind e kapacitetit.

“Ky nivel llogaritet duke marrë në konsideratë numrin e përgjithshëm të dhomave të shfrytëzuara përgjatë periudhës së shfrytëzimit në raport me kapacitetin e plotë të strukturës akomoduese gjatë kësaj periudhe”, thuhej në vendimin e qeverisë.

Sipas qeverisë, ky kufizim, vjen për shkak të informalitetit të lartë që ka në sektorin e turizmit, pasi hotelet edhe pse janë plot, edhe në pikun e sezonit turistik ata deklaronin se po shfrytëzojnë 50 maksimumi 60% të kapaciteteve të tyre.

Ky vendim ka hyrë në fuqi që në muajin prill duke bërë që hotelet të deklarojnë rritje rekord të net qëndrimeve.

 

Marre nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykata e Lartë shqyrton sot rigjykimin e masës së sigurisë, ndaj Erjon Veliajt

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës

Tronditet Mbretëria e Bashkuar/ Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë referendum

UEFA kopjon Champions League për kombëtaret

Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kadri Morina, siguracioni personal i qeverisë
Artikulli tjetër Afera 5D, GJKKO mbush rrjetën me cironkat e Bashkisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite me raketa dhe dronë
Aktuale Analize Bota Fokus 15 Shtator, 2026
Matthew Rhys bën histori në Emmy Awards, fiton dy çmime kryesore në një natë
Aktuale Analize Kulture Sociale 15 Shtator, 2026
Tensionet zhvendosen në hapësirë, SHBA pranon se ka armë në orbitë
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.