KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A do të ndryshojë trajektorja e garës presidenciale, në SHBA, pas atentatit ndaj Trump
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > A do të ndryshojë trajektorja e garës presidenciale, në SHBA, pas atentatit ndaj Trump
AnalizeBotaFokusKryesorePolitike

A do të ndryshojë trajektorja e garës presidenciale, në SHBA, pas atentatit ndaj Trump

Përditësimi i fundit: 17 Korrik, 2024 7:29 am
111 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Atentati ndaj ish Presidentit Donald Trump ka larguar vëmendjen nga debati mbi të ardhmen politike të Presidentit Joe Biden.

Por, ndërsa zoti Trump hodhi një hap përpara të hënën, duke bërë një paraqitje në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe duke shpallur kandidatin për nënpresident, Presidenti Biden po përgatitet për vazhdimin e fushatës me ndalesa të tjera këtë javë, në këtë fazë të paqartë të garës presidenciale.

Dallimet e thella mes dy kandidatëve u rikthyen në qendër të vëmendjes të hënën, me skena të nxehta dhe energjike ndërsa republikanët zyrtarisht emëruan ish presidentin Donald Trump si kandidat të tyre për president në Milluoki.

“Presidenti më i mirë në historinë e vendit, Donald J. Trump”, tha Eric Trump, djali i ish presidentit Trump në Kuvendin Kombëtar të republikanëve.

Ndërkohë, Presidenti Joe Biden i bëri thirrje amerikanëve që të përmbahen nga retorika e ashpër politike pas atentatit tronditës të fundjavës ndaj zotit Trump.

Gjatë një interviste në kanalin NBC të hënën, ai tha se ende e kundërshton retorikën “nxitëse” dhe “të mbrapshtë” të zotit Trump dhe bazës së mbështetësve të tij.

Ai u pyet nëse atentati ndaj zotit Trump do të ndryshonte trajektoren e garës presidenciale.

“Nuk e di dhe as ju nuk e dini”, tha ai.

Por duket se kjo ka zgjidhur problemin e fundit politik, paraqitjen e dobët të zotit Biden në debat, që çoi në thirrjet për tërheqjen e tij nga gara për president.

“Mendoj se Joe Biden ka tejkaluar stuhinë e thirrjeve për largimin e tij nga gara për president. Por, ai duhet të bëjë paraqitje të mira”, thotë Jim Kessler nga organizata “Third Way”.

Zoti Trump, në paraqitjen e parë publike pas atentatit, u prit me brohoritje nga mbështetësit e tij në sallën, ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i republikanëve, me thirrjet “luftoni, luftoni, luftoni”.

Presidenti Biden kritikoi zotin Trump.

“Unë nuk kam thënë se dua të bëhem diktator që në ditën e parë në detyrë, nuk kam thënë se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk jam ai që ka thënë se nuk do ta pranojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, tha Presidenti Biden.

Dy kandidatët kanë bërë thirrje për unitet pas atentatit ndaj zotit Trump.

Por analistët thonë se thirrja mund të ketë kuptime të ndryshme për kandidatët.

“Ata po bëjnë thirrje për unitet. Por unë mendoj se dallimet e tyre rreth konceptit të kësaj thirrjeje janë thelbësore. Mendoj se këtu qëndron problemi. Pra, ata po e bëjnë thirrje për këtë, por, në fakt, kjo mund të jetë një formë e maskuar e një mesazhi partiak”, thotë John Greer nga Universiteti Vanderbilt.

Askush nuk e di se çfarë do të ndodh tani, në këtë garë mes dy kandidatëve të moshuar, të cilët do të konkurrojnë deri në fund të kësaj gare presidenciale rraskapitëse, të ashpër, dhe emocionale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Musk, i zhgënjyer me ligjet e Kalifornisë, zhvendos selitë e kompanive SpaceX dhe X
Artikulli tjetër Kryeministri hungarez i bindur: Sapo Trump të fitojë, do i japë fund luftës Rusi-Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.