Prej tre ditësh, qindra zjarrfikës ndodhe në terren duke luftuar me flakët që kanë përfshirë pjesë të ndryshme të ishullit grek të Kiosit, i cili tashmë është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme.
Rreth 444 zjarrfikës, të ndihmuar nga t avionë dhe helikopterë, janë vendosur në ishullin në Detin Egje verilindor, ku flakët kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe tokash bujqësore, duke detyruar qindra banorë të evakuohen.
Kiosi është një destinacion i njohur turistik, ndodhet në kulmin e sezonit veror.
Një alarm i ri u lëshua sot nga autoritetet greke, duke u kërkuar banorëve të një fshati bregdetar të largohen për shkak të tymit të dendur që ngrihej mbi plazhin aty pranë.
Greqia përballet shpesh me zjarre gjatë verës, por autoritetet thonë se ndryshimet klimatike po e bëjnë këtë ngjarje.
Athina ka shpenzuar qindra milionë euro për dëmet e shkaktuara nga moti ekstrem dhe këtë vit ka punësuar një numër rekord prej 18,000 zjarrfikësish, në pritje të një sezoni sfidues.
Marrë nga Newsbomb.al