KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Peshkimi në Shqipëri shënoi rënie të ndjeshme në 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Peshkimi në Shqipëri shënoi rënie të ndjeshme në 2024
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Peshkimi në Shqipëri shënoi rënie të ndjeshme në 2024

Përditësimi i fundit: 25 Qershor, 2025 1:02 pm
405 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pavarësisht zgjerimit të flotës së mjeteve të peshkimit vitet e fundit, prodhimi i peshkut në Shqipëri po tregon një tendencë të qartë rënieje.

Të dhënat më të fundit të INSTAT për vitin 2024 konfirmojnë tkurrjen e ndjeshme të sasisë së peshkut të zënë në të gjitha kategoritë ujore.

Në total, gjatë vitit 2024 u kapën 16.452 tonë peshk, duke shënuar një rënie prej 14.9% krahasuar me një vit më parë, kur sasia ishte 19.338 tonë. Rënia prek thuajse të gjitha kategoritë e peshkimit.

Në det dhe bregdet, prodhimi ra me 18.1%, duke zbritur në vetëm 554 tonë në bregdet dhe 3.869 tonë në total për peshkimin detar. Në ujërat e brendshme u kapën 4.505 tonë, ndërsa akuakultura, që përbën peshën kryesore me 43.6% të totalit, shënoi gjithashtu rënie me 21.6%, duke prodhuar 7.165 tonë peshk.

Brenda kategorive të veçanta, vetëm molusqet regjistruan rritje me 14.5%, ndërsa lagunat shënuan rënien më të fortë me 33% më pak zënie krahasuar me 2023.

Speciet kryesore të kapura në det dhe lagunë vazhdojnë të jenë karkaleci i thellësisë (891 tonë), merluci (735 tonë) dhe sardelja (549 tonë), ndërsa në ujërat e brendshme mbizotërojnë karasi (1.626 tonë), skorta (1.528 tonë) dhe krapi (430 tonë).

Paradoksi i këtyre shifrave është se, megjithëse flota e anijeve të peshkimit ka vijuar të zgjerohet, sasia e peshkut të zënë vazhdon të bjerë.

Shkak për këtë rënie mendohet të jenë mbipeshkimi, ndryshimet klimaterike, ndotja e ujërave dhe mungesa e politikave të qëndrueshme të menaxhimit të resurseve ujore.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tenderi 2 miliardësh për Shpal–Rrëshen çon në gjyq kreun e KPP Jonaid Myzyrin
Artikulli tjetër Ish-kreu i PD-së së Vlorës, në krye të Kadastrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.