Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar videot virale të ndara në rrjet, ku thuhet se jugu i Shqipërisë është bosh për shkak të çmimeve të larta.
Nga mbledhja me kryebashkiakët, Rama tha se ky është një sulm i organizuar me profile false për të dëmtuar turizmin.
Edhe “përpjekja e ulët për të thënë se nuk ka më turistë nga Kosova”, Rama e hodhi poshtë duke thënë se këtë vit ka 25% më shumë të shqiptarëve të Kosovës që kalojnë pushimet në vijën bregdetare shqiptare.
Faktet janë në terren. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Sivjet faktikisht para pak ditësh Komisioni Europian i udhëtimeve dhe nxori klasivimitm dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje.
Përpjekje e ulët që thonë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak. Për të ulur një charter në Aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë para. Në aeroportin e Tiranës ka filluar punë intensive për zgjerimin e pistave dhe hapësirave”-u shpreh Rama.