Kjo është një nga fotot e fundit që tregon pamjen e sotme të Nuredin Dumanit, killerit me pagesë që është kthyer në bashkëpunëtorin e prokurorisë së posaccme SPAK.
Për shkak të statusit të veçantë dhe tregimit të disa krimeve, SPAK i ka krijuar të gjitha kushtet dhe komoditetet vrasësit serial, i cili ka luksin, kohën dhe mjetet teknologjike që të zërë të dashur, ngacmojë femra të martuara dhe më tej të kanosë nga brenda qelisë që SPAK ja ka akomoduar më të gjitha aksesorët.
Njëra nga viktimat e tij është Alda Nikolli, e cila rezulton të jetë dhe kunata e Amarildo Xhenaj alias Nikollit, shkodranit të arrestuar nga policia e Vlorës për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrulla në Vlorë.
Alda Nikolli është ngacmuar në mënyrë sistematike nga Nuredin Dumani dhe më pas kur ai dështoi të krijojë një lidhje sentimentale të qëndrueshme, filloi me kërcënimet, kanosjet dhe deri në dhunimin brenda në burg të Amarildo Xhenaj alias Nikollit.
Ngjarja është mbajtur e fshehur nga SPAK dhe vetë administrata e burgjeve, ndërkohë Alda Nikolli, për këtë situatë të paprecedentë ka shkuar të bëjë denoncim në Policinë e Elbasanit dhe më pas në Prokurorinë e Posaçme SPAK.