KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Itali, vendoset bombë në shtëpinë e bosit të mafias shqiptare Elvis Demçe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Itali, vendoset bombë në shtëpinë e bosit të mafias shqiptare Elvis Demçe
AktualeAnalizeFokus

Itali, vendoset bombë në shtëpinë e bosit të mafias shqiptare Elvis Demçe

Përditësimi i fundit: 26 Korrik, 2025 10:58 am
203 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një shpërthim me lëndë plasëse është parandaluar pranë banesës së familjarëve të bosit shqiptarë të drogës, Elvis Demçes. Mësohet se një mjet shpërthyes artizanal ishte vendosur pranë banesës ku jetojnë edhe fëmijët e shqiptarit. “La Repubblica” shkruan se kjo nuk është vetëm një paralajmërim por shenjë se tashmë armëpushimi ka përfunduar.

Ngjarja ndodhi më 15 korrik, një ditë pas operacionit të Njësisë Hetimore të Karabinierëve pasi zbuluan se Demçe jepte urdhra për rrëmbime personash me qëllim marrjen e informacioneve mbi një ish-partner të kthyer në rival, Fabrizio Fabietti. Për të realizuar këtë, ai mbështetej te një grup i përzier latino-amerikanësh dhe shqiptarësh, të njëjtët që më 11 maj 2024 tentuan të vrisnin shefin e trafikut në zonën e Tor Bella Monaca, Giancarlo Tei.

Dy muaj më vonë, një bombë shpërtheu në një apartament në Borghesiana, ku banonte një i dënuar tunizian i lidhur me grupet shqiptare. Ndërsa këto ngjarje fillojnë pak nga pak të lidhen me njëra-tjetrën media italiane se këto raste tregojnë për një përplasje të vjetër mes grupit kriminal të Ponte Milvio.

Fillimisht u publikuan lajmet për hetimet mbi Demçen dhe urdhrat e tij nga burgu. Vetëm një ditë më pas shpërtheu bomba, e hedhur para portës së banesës, me një fitil që për fat nuk funksionoi siç duhej. Ishte gruaja e Demçes që e gjeti.

Demçe ka më shumë se një armik, aq sa edhe planet që ka ndërtuar. Lista e armiqve nuk përfundon me Molisso. Aty përfshihen edhe Leandro Bennato dhe Ermal Arapaj, edhe ky shqiptar, sot armik i Demçes. Disa vite më parë, ata përplaseshin për kontrollin e pikave të drogës, me bomba dhe armë. Pastaj erdhën arrestimet. Por tani, zjarri po rindez flakët e vjetra nën hi.

Dënimi i Elvis Demces

Më 28 maj të këtij viti, Elvis Demçe u dënua me 15 vite burg. Demçe, i cili është i njohur edhe për deklaratën e tij: “Unë jam Zoti”, kishte lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar, përfshirë ‘Ndrangheta-n, trafikantë kolumbianë dhe zyrtarë të korruptuar në porte.  Ai planifikoi edhe eliminimin e rivalit të tij Ermal Arapajt me një atentat në Lanuvio, i cili dështoi më 9 korrik 2020, duke çuar në një shkëmbim zjarri. Më 5 shtator, njerëzit e Demçes i vunë flakën vilës dhe makinës së Arapaj në Velletri. Ndaj Demçes vijojnë edhe procese të tjera, dhe ai ka tentuar të shmangë burgun duke paraqitur certifikata mjekësore me pretendimin se është i varur nga droga një strategji që drejtësia italiane pritet ta shqyrtojë në vijim.

 

Marrë nga La Repubblica.it

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kulla në vend të Pallatit të Kongreseve, Korporata fsheh projektin konkret
Artikulli tjetër Pierce Morgan: 1/3 e refugjatëve që shkojnë në Britaninë e Madhe janë të rinj nga Shqipëria

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.