KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 10% rumunëve zotërojnë 58% të pasurisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > 10% rumunëve zotërojnë 58% të pasurisë
FinanceRajoniSociale

10% rumunëve zotërojnë 58% të pasurisë

Përditësimi i fundit: 18 Korrik, 2024 8:30 am
178 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Rreth 10% e rumunëve zotërojnë afërsisht 58% të pasurisë totale neto në vend, sipas një raporti të ri nga Banka Kombëtare e Rumanisë (BNR).

Në përgjithësi, pasuria neto e rumunëve vazhdoi të rritet dhe ka arritur afërsisht dyfishin e të ardhurave bruto të disponueshme (TM4/2023).

Pasuria neto e popullsisë, llogaritet si vlera totale e aseteve jofinanciare dhe financiare të mbajtura nga rumunët, minus borxhet e tyre.

“Bilanci i sektorit familjar mbetet i qëndrueshëm, duke pasur një prirje të dukshme drejt diversifikimit të metodave të investimit.

Pasuria neto e popullsisë është afërsisht sa dyfishi i të ardhurave bruto të disponueshme (TM4/2023), duke theksuar rëndësinë e saj për burimet ekonomike të popullsisë dhe për elasticitetin gjatë periudhave të stresit.

Sidoqoftë, pabarazitë mbeten të rëndësishme për sa i përket pasurisë, duke qenë se 10% e popullsisë zotëron rreth 58% të pasurisë totale neto”, thotë BNR-ja në edicionin e fundit të Raportit të Qëndrueshmërisë Financiare.

Pasuria financiare e popullsisë u rrit me një ritëm të qëndrueshëm gjatë gjithë periudhës pas pandemisë, e nxitur nga investimet e grumbulluara në instrumente si fondet e pensioneve (+31% në TM4/2023 kundrejt TM4/2022), letrat me vlerë (+40% në TM4 /2023 kundrejt T4/2022), dhe aksionet e listuara (+28% në TM4/2023).

Pjesa më e rëndësishme e portofolit të aseteve financiare të rumunëve, vazhdon të përfaqësohet nga asetet likuide dhe më pak të rrezikshme, përkatësisht paratë e thata dhe depozitat, të cilat vazhduan të ishin në nivelin 35% në TM4/2023, edhe pse duke shënuar një rënie nga shifra 43% pesë vite më parë.

Nga ana tjetër, pesha e zotërimeve familjare në fondet private të pensioneve është në rritje, duke arritur në 11% të totalit të aseteve financiare në TM4/2023, kundrejt 9% në TM4/2018, sipas të dhënave nga BNR-ja.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve

Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

Procedohet penalisht Altin Goxhaj/ Policia përpiqet të sqarojë incidentin, në rrugën “Kavajës”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pesë parajsa ballkanike për nomadët dixhitalë, mes tyre edhe Ksamili
Artikulli tjetër Kosova ende nën masa ndëshkuese, BE-ja pa vendim për heqjen e tyre

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në mbrojtje të Perëndimit
Analize Bota Editorial Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.