KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

Përditësimi i fundit: 27 Korrik, 2025 10:34 am
221 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe produktet e bulmetit më shtrenjtë sesa shtetasit europianë dhe ballkanas.

Në vitin 2005, çmimet e produkteve të bulmetit në Shqipëri ishin sa 88.6% e mesatares së Bashkimit Europian (mesatarja e vendeve të BE=100) sipas të dhënave të Eurostat.

Kjo tregon se në atë periudhë, produktet e bulmetit në Shqipëri ishin më të lira se në shumicën e vendeve të BE-së. Një produkt që kushtonte 100 lekë në Europë, në Shqipëri blihej me 88.6 lekë. Eurostat e llogarit indeksin, sipas barazisë së fuqisë blerëse.

Në vitin 2000, pas ndryshimeve në skemën e TVSH-së, çmimet në Shqipëri filluan të tejkalojnë mesataren europiane, duke arritur në 104.9%, ose 4.9% më shtrenjtë se mesatarja e Europës.

Bulmeti u shtrenjtua vazhdimisht duke arritur në 131.5% të mesatares së BE-së në vitin 2024. Kjo do të thotë se për 2024, çmimet për qumësht, djathë dhe vezë në Shqipëri janë 31,5% më të larta se mesatarja europiane.

Sipas renditjes së Eurostat, Shqipëria është e katërta në Europë për çmimet më të shtrenjta të treguesit “qumësht, djathë dhe vezë”, pas Irlandës (171.7%), Zvicrës (147.2%), Norvegjisë (132%)

Në vitin 2024, Shqipëria renditet në krye të vendeve me çmimet më të larta të bulmetit në rajon, duke tejkaluar shtete si Greqinë (130.5%) Bullgarinë (125.7%), Malin e Zi (96.7%), Kosovën me 98.6 (Për Kosovën të dhënat janë për vitin 2022).

Për më tepër, çmimet në Shqipëri janë më të larta edhe se në disa vende me ekonomi më të zhvilluar si Italia (105%) dhe Austria (102.8%).

Në Europë, çmimet më të lira të bulmetit janë në Sllovaki (86% e mesatares së BE-së), Poloni (89.8%) dhe Maqedonia e Veriut (91.2%)

Pse në Maqedoninë e Veriut, bulmeti është ndër më të lirët në Europë

Ndryshe nga Shqipëria, në Maqedoninë e Veriut, skema e subvencionimit të prodhuesve të qumështit mbështet financiarisht fermerët në dy drejtime, si për krerët e lopëve edhe për qumështin e prodhuar.

Për  vitin 2025, skema përfshin pagesa për çdo litër qumështi të dorëzuar, për çdo lopë të mbajtur në fermë, si dhe një subvencion për viçat femra. Konkretisht, fermerët për çdo litër qumësht të prodhuar marrin 9.7 cent euro.

Nëse fermeri prodhon, për shembull, 6,000 litra në vit, kjo përkthehet në dhënie subvencionesh në masën 583 euro.

Për krerë lopësh, skema parashikon dhe dhënien e 130 eurove për krerë. Në zonat malore apo me kushte më të vështira prodhimi, këtyre pagesave u shtohet një bonus prej 15%.

Gjithashtu, për të nxitur rigjenerimin e tufës dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit, aplikohet edhe dhënie subvencionimi për viçat fermerë.

Masa e subvencionit  shkon 48.7 euro për krerë.

Në Shqipëri fermerët e fermave të lopëve përfitojnë vetëm një subvencion prej 10,000 lekë apo 95 euro për krerë lopë, si dhe dhënien e naftës falas për tokat e mbjella, por që nuk arrijnë të adresojnë problematikën me rritjen e kostos prodhuese të qumështit.

Për ekspertët e bujqësisë vlerësohet se politikat mbështetëse të subvencioneve që aplikon Maqedonia e Veriut janë më gjithëpërfshirëse dhe të lidhur direkt me prodhimin e qumështit, ndërsa Shqipëria ka ende një model të kufizuar subvencionesh.

Skemë për kompensimi 10% të TVSh-së te fermeri, gati projektligji

Pas përfundimit të aksionit të nisur për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale prej fermerit drejt përpunuesve dhe grumbulluesve qeveria po synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët.

“Monitor” mëson se qeveria ka gati projektligjin për rimbursimin e TVSh-së te fermeri. Masa e propozuar e kompensimit do të jetë 10%.

Projektligji pritet të miratohet dhe të zbatohet vitin e ardhshëm, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.

Deri tani, në rang vendi, rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Pas heqjes së skemës së TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej nga përpunuesit, kurse fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdishëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se p.sh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në vitin 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi  pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Skema e TVSH-së së kreditueshme u hoq plotësisht në vitin 2022, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Në atë kohë, përpunuesit theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë.

Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.

Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?
Artikulli tjetër Facebook dhe Instagram u japin fund reklamave politike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.