Zyra e prokurorit federal dhe Instituti për Mbrojtjen e Konsumatorit në Brazil kanë ngritur një padi civile kundër Whatsapp duke kërkuar që të paguajë si dëmshpërblim 1.7 miliardë rea (287 milionë euro) për dëmet morale kolektive.
Sipas prokurorisë, ndryshimet në politikën e privatësisë të bëra në vitin 2021, të cilat lejojnë mbledhjen dhe ndarjen e të dhënave personale me platforma të tjera të grupit Meta si Facebook dhe Instagram cenojnë të drejtat e përdoruesve.
Nëse Gjykata Federale pranon kërkesën për dënim, kompensimi nuk do t’u ndahet individualisht përdoruesve të dëmtuar, por projekteve të financuara nga Fondi.
Përveç kompensimit, institucionet e sipërpërmendura kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të ndarjes së të dhënave personale për qëllime specifike nga kompani të tjera në grupin Meta.