KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Milot–Balldren sërish në pikën zero
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Milot–Balldren sërish në pikën zero
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Milot–Balldren sërish në pikën zero

Përditësimi i fundit: 5 Gusht, 2025 1:05 pm
288 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Më 15 prill 2025, në kulmin e fushatës elektorale, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi publikisht:

“Në dy-tre ditët në vazhdim, ne do të shpallim konsorciumin fitues për sa i përket Milot–Balldren”.

Fakt

As pas dy ditësh, as pas dy javësh, nuk u shpall asnjë fitues. Përkundrazi, në mesin e muajit korrik, Ministria e Infrastrukturës njoftoi zyrtarisht anulimin e procedurës për koncesionimin e segmentit rrugor Milot–Balldren, me argumentin se “asnjë nga ofertat e paraqitura nuk ishte e përshtatshme”.

Ky është dështimi i dytë për të njëjtin projekt, i cili që prej vitit 2018 mbetet një ndër nismat më të debatueshme infrastrukturore në vend.

Procedura për dhënien me koncesion të segmentit 17-kilometërsh Milot–Balldren nisi fundvitin e kaluar, më 19 dhjetor 2024. Pas disa shtyrjeve, gara u zhvillua më 10 mars të këtij viti, me katër oferta të paraqitura nga kompanitë “Gener 2”, “Salillari”, “A.N.K” dhe “4 A-M”.

Një muaj më pas, ministrja Balluku bëri deklaratën publike për shpalljen e afërt të fituesit. Por, siç tregojnë edhe dokumentet zyrtare, në datën 19 qershor ofertuesit u njoftuan për skualifikimin, dhe në 14 korrik procedura u anulua përfundimisht.

Sipas Ministrisë, asnjë prej ofertave nuk përmbushte kushtet e ftesës konkurruese. Me këtë vendim, projekti i shumëpërfolur u kthye sërish në pikën zero.

Një nyje strategjike 

Segmenti Milot–Balldren është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, i njohur ndryshe si Korridori Blu. Rruga parashikohej të ndërtohej me një vlerë ndërtimi prej 182.5 milionë eurosh, ndërsa me gjithë kostot e projektimit, mirëmbajtjes dhe operimit, vlera e kontratës do të arrinte në rreth 365 milionë euro për 35 vite.

Sipas planit të biznesit të koncesionit, kjo rrugë pritej të gjeneronte 1 miliard euro të ardhura përgjatë gjithë periudhës koncesionare. Tarifa e kalimit do të ishte 0.12 euro për kilometër, duke e përkthyer në 2.5 euro për një autoveturë që përshkon segmentin e plotë.

Në vitin 2018, i njëjti segment iu dha me modelin e Partneritetit Publik Privat kompanisë “A.N.K.”, e cila duhej ta ndërtonte me fonde të veta dhe të paguhej më pas nga shteti. Por ajo kontratë u anulua, pasi kompania nuk gjeti financim.

Përfundim

Deklarata e ministres së infrastrukturës Belinda Balluku për shpalljen e fituesit “brenda dy-tre ditësh” rezultoi e pavërtetë. E gjithë procedura për koncesionimin e segmentit rrugor Milot–Balldren, u anulua dhe segmenti strategjik mbetet ende në letër.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plazhet publike në Shqipëri: Premtime pa investime
Artikulli tjetër Qyteti më stresues në botë ndodhet në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.