KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreZhvillim

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

Përditësimi i fundit: 7 Gusht, 2025 9:23 am
322 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Publikimi në media i lajmit se agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë Soft & Solution është një zhvillim shumë i fortë në një nga tregjet më të pasura financiarisht të Shqipërisë sot, teknologjisë së informacionit.

Soft& Solution është kontraktori kryesor i AKSHI-t. Vitin e kaluar kompania realizoi 18.7 milionë euro të ardhura dhe një fitim neto prej 11.2 milionë eurosh. Kjo e bën atë një nga kompanitë me efiçencën më të lartë në botë, me normë fitimi rrumbullak 60 për qind mbi xhiron. Ose i bën tenderat e AKSHI-t të kripur deri në ekstrem.

Por teksa lajmi i kontrollit të BKH në zyrat e kompanisë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga SPAK, ka disa zhvillime të tjera që sinjalizojnë se perandoria e Beqirit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit mund të ketë filluar të lëkundet. Njëri prej tyre është rikthimi në lojë i Gerond Meçes.

Advanced Business Solutions, kompania e Meçes, ishte kontraktori më i madh historik i AKSHI-t nga viti 2014, kur socialistët morën pushtetin, deri në vitin 2023 me gati 50 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari. Por në vitin 2023 kompanisë iu mbyll dera brutalisht në mënyrë të beftë.

Për gati dy vjet, ABS nuk fitoi asnjë tender të rëndësishëm nga AKSHI, edhe pse Gerond Meçe hynte thuajse tek të gjitha me çmim deri në 40 për qind më pak se të tjerët.

Ky ishte një zhvillim shumë i fortë në treg dhe arsyet nuk u mësuan asnjëherë. Jo zyrtarisht flitej se arsyet e ndërprerjes së menjëhershme të tenderave për ABS lidheshin me një përgjim ambiental që kishte rënë në dorën e SPAK. Këto zëra fituan edhe më shumë terren, kur të njëjtën gjë e denoncuan publikisht kryetari i opozitës Sali Berisha dhe ish zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.

Por dënimi i gjatë i Meçes duket se ka përfunduar dhe ABS se po rikthehet në lojën e pasur të tenderave të AKSHI-t, ndonëse nga dera e pasme. Vetëm dy muajt e fundit, kompania e Gerond Meçes ka fituar dy tendera me vlerë gati 5 milionë euro nga Komisioni i Prokurimit Publik, pasi ishte skualifikuar nga AKSHI më parë.

Kjo nuk ishte hera e parë që ABS ankimonte skualifikimet nga AKSHI dhe rivlerësimin e tenderave në KPP. Por deri së fundmi, KPP ja kishte rrëzuar pothuajse të gjitha ankesat. Megjithatë tani diçka duket qartë se ka ndryshuar. Gerond Meçe është rikthyer sërish në lojë dhe kjo nuk mund të ndodhë pa bekim qeveritar.

Për më tepër, Meçe nuk është i vetmi në revansh. Kohët e fundit gjithmonë e më shumë kompani po guxojnë të ankimojnë në KPP tenderat e AKSHI-t, duke përfshirë këtu Data Log dhe Albanian Satellite Communications. Deri pak muaj më parë kjo as që mund të imagjinohej.

Gjithsesi ndryshimi i kuajve të karrocës nuk është aq i thjeshtë. Kur vendosën t’i mbyllin derën Meçes, nuk pati vakum se zëvendësuesi ishte piketuar më parë dhe ishte gati. Këtë herë duket se gjërat nuk janë aq të qarta.

Që nga fillimi i vitit AKSHI është thuajse në ngërç të plotë. Agjencia nuk ka mundur të mbyllë dot asnjë kontratë, pasi thuajse të gjithë tenderat janë të bllokuar në KPP. Këtu përfshihen edhe tendera shumë milionësh të cilët janë zhvilluar që në muajt e parë të vitit dhe vazhdojnë të qëndrojnë pezull.

Për qytetarët ky është një zhvillim i madh pozitiv, sepse sa herë që AKSHI lidh një kontratë, një dorë e gjatë futet në xhepin e tyre. Por përtej kësaj, tregu miliarder IT-së po lëkundet.

Dilema e madhe tani është vetëm një.

A është kjo një lëkundje e kontrolluar, sipas motos së El Chapos, që lojtarët mund të ndryshohen, por loja duhet të vazhdojë? Apo zullumi është trashur në mënyrë të pakthyeshme dhe kafshët kanë dalë nga kafazi?

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme
Artikulli tjetër Tarifat e reja të Trumpit hyjnë në fuqi – preken edhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.