KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova ndër vendet që ka më shumë sportiste, se sportistë, në Olimpiadë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosova ndër vendet që ka më shumë sportiste, se sportistë, në Olimpiadë
AnalizeFokusSporti

Kosova ndër vendet që ka më shumë sportiste, se sportistë, në Olimpiadë

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2024 6:44 am
195 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kosova prezantohet me nëntë sportistë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, që nisin të enjten e ardhshme. Prej tyre gjashtë janë me normë e tre me ftesë.

Pesë norma, Kosova i ka fituar nga sportistet. Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Laura Fazliu e Loriana Kuka kanë normë në xhudo, ndërsa Donjeta Sadiku në boks. Prej sportistëve me normë është vetëm xhudisti Akil Gjakova.

Edhe kur bëhet fjalë për ftesa, sportistet dominojnë. Me ftesa do të paraqiten notarja Hana Beiqi, atletja Gresa Bakraçi dhe notari Adell Shaboviq.

Vetëm tri vende kanë përqindje më të lartë të sportisteve në ekipet e tyre se Kosova. Kjo është bërë e ditur në një analizë që agjencia AP ua ka bërë delegacioneve në “Parisi 2024”.

87,5 për qind e ekipit olimpik të Guamit përbëhet nga sportistet. Nikaragua ka sportiste në përbërje prej 86 për qind, ndërsa Sierra Leone prej 80 për qind. Kosova është e katërta me 77 për qind.

Pasojnë Korea e Veriut, Laosi dhe Vietnami me 75 për qind, shkruan AP.

Për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, synohej që numri i sportistëve dhe sportisteve të jetë i barabartë. Bëhet fjalë për qytetin ku sportistet debutuan në Olimpiadë, në vitin 1900.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i është afruar ndarjes 50-50 mes sportistëve e sportisteve, por shifra e pjesëmarrësve megjithatë nuk është plotësisht e barabartë.

Edhe sa i përket ngjarjeve sportive në Lojërat e Parisit ka një avantazh të lehtë të atyre për sportistë. Nga 329 ngjarje sa janë gjithsej, 157 janë për sportistë, 152 për sportiste dhe 20 janë për të dy gjinitë, përkatësisht për ekipe që përbëhen nga sportistë e sportiste.

“Nga 32 sporte, 28 janë plotësisht të barabarta për të dy gjinitë”, thotë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Gjimnastika ritmike është ende vetëm për femrat, por meshkujt lejohen të garojnë në notin artistik.

Ngjarjet e ekipeve me sportistë nga të dy gjinitë janë shtyrë shumë përpara. Në Tokio, tri vjet më parë, debutoi stafeta e përzier në vrapimin 4×400 metra dhe stafeta e përzier 4×100 metra në not.

“Nuk ka asgjë më të barabartë se një mashkull dhe një femër që garojnë si një ekip, në të njëjtën fushë loje dhe me një synim të përbashkët”, thotë drejtori sportiv i IOC-së, Kit McConnell.

Në atletikë numri i sportistëve është për 50 më i madh se numri i sportisteve. Në not, ndarja është 464 – 393. Në futboll janë 16 ekipe të meshkujve dhe 12 të femrave. Janë 351 futbollistë dhe 264 futbolliste.

Dallimi më i madh është në mundje. Janë 193 mundës dhe 96 mundëse. Në stilin greko-roman garojnë vetëm meshkujt.

Në notin artistik dhe gjimnastikën ritmike janë 200 konkurrente, ndërsa nuk ka asnjë sportist. Në gjimnastikë ritmike nuk ka kategori të meshkujve.

SHBA-ja ka ekipin më të madh në Paris. Janë 338 sportiste në ekipin me 638 sportistë sa janë gjithsej. Pra 53 për qind të ekipit amerikan e përbëjnë sportistet. Ky dallim është kryesisht për faktin se SHBA-ja ka 19 lojtare në hokejin në bari, ndërsa nuk ka ekip të kualifikuar të sportistëve në këtë sport. Janë edhe nëntë sportiste në notin artistik.

Franca i ka 293 sportiste, Australia 276, Kina 259 e Gjermania 239 sportiste.

Guami, që gjithsej i ka tetë pjesëmarrës, prezantohet me shtatë sportiste. Nikaragua, gjashtë prej shtatë pjesëmarrësve i ka sportiste.

Vetëm gjashtë prej 205 ekipeve zyrtare olimpike nuk kanë sportiste në përbërje. Bëhet fjalë për Belizen, Guinea-Bisaun, Irakun, Lihtenshtajnin, Naurun dhe Somalinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare

Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës

Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal

Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë

Ilir Beqaj do gjykohet jashtë kafazit për aferën e sterilizimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Veprimet e spanjollëve hetohen nga UEFA
Artikulli tjetër Serbia insiston se vrasja e policit ishte e planifikuar. Kosova e quan propagandë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria betonizon Kanionin e Langaricës në emër të ‘turizmit’
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
Rifillojnë fluturimet në aeroportin kryesor të Teheranit, pas 57 ditësh mbylljeje
Aktuale Analize Bota Sociale 29 Prill, 2026
Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, në shqyrtim vendimet e gjykatave më të ulëta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Shqipëria Bëhet kërkesë në KQZ për dy Referendume
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.