KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Verë zhgënjyese për turizmin; Shqipërinë po e vizitojnë gjithmonë e më shumë “kopracë”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Verë zhgënjyese për turizmin; Shqipërinë po e vizitojnë gjithmonë e më shumë “kopracë”
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Verë zhgënjyese për turizmin; Shqipërinë po e vizitojnë gjithmonë e më shumë “kopracë”

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2025 10:39 am
194 Shikime
Share
14 Min. Leximi
SHARE

Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni turistik, ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit. Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët.

Durrësi ka shfaqur qëndrueshmërinë më të lartë në të gjithë bregdetin. Për vitin 2026, kontratat me garanci kanë mbetur njëlloj si në verën 2025 por sinjal pozitiv është hyrja e tregut francez. Për shkak të imazhit të përkeqësuar, agjencitë e huaja kanë shtuar një klauzolë që u jep të drejtën të tërheqin 20% të kontratave deri në fund të vitit nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet. Në total, viti 2025, pritet të arrijë shifrat e vitit të shkuar për numrin e të huajve, me pritshmërinë që turet kulturore do të kompensojnë zbehjen e verës.

“Pas 12 ditësh është momenti të kthehem në Portugali. Shqipëria është një vend i bukur por ende nuk është gati të presë kaq shumë turistë. Vend që mund ta shohësh një herë dhe është e dukshme që të mos vish më.

PS: Njerëzit janë shumë të mirë”. Ky është komenti i Fernandos nga Portugalia, në ikje pas pushimeve në vendin tonë. Një koment i bukur dhe i trishtë njëkohësisht.

Kjo verë, ndryshe nga dy të shkuarat, ku mbizotëronte pozitiviteti, është ndarë mes zhgënjimit dhe së bukurës ku balanca ka anuar nga e para.

Që turizmi, si çdo sektor do të ketë trajektoren e tij me ulje dhe ngritje nuk është surprizë, por si një vend që me një promovim aktiv në mediat ndërkombëtare, që ende vazhdon vrullshëm, një lëkundje e tillë ishte shumë e shpejtë.

Arsyet se pse suksesi i turizmit u zbeh që në muajt e parë të këtij viti dhe vijoi edhe më dukshëm gjatë verës janë disa dhe përfshijnë të gjithë palët nga qeveria te biznesi.

Çmimet larguan italianët dhe Kosovën, shërbimi Diasporën shqiptare

Në fund të vitit 2024, operatorët turistikë prisnin që viti 2025 të kishte ecuri të ngjashme me vitin e shkuar.

Promovimi në mediat ndërkombëtare, fuqia e rrjeteve sociale, pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në evente ndërkombëtare siç ishte IBT Berlin në të cilin ishim vend nderi, parashikohej që t’i jepte një tjetër shtysë sektorit.

Por që në muajin shkurt u pa qartë një ngadalësim i turizmit që vazhdoi me një hap pas në mars dhe me rritje modeste në vijim.

Në fund të majit, panorama u bë e qartë. Rezervimet individuale për sezonin veror në hotele ishin më të ulëta, një sinjal që tregonte se vera nuk do të ishte ashtu siç pritej.

Në Jug të vendit, shkak për rënien është bërë paqëndrueshmëria e çmimeve dhe vendosja e një raporti të drejtë çmim/shërbim. Grupet që munguan dhe që kanë bërë diferencën janë italianët, Kosova dhe Diaspora shqiptare në përgjithësi.

Arsyeja pse ne nuk kemi pasur një sezon veror më të mirë, siç edhe e prisnim ka të bëjë me tendencat e shfaqura nga grupet kryesore që mbajnë këtë turizëm në vend.

Së pari kemi një rrjedhje të turistëve nga tregu italian, së dyti një prani më të ulët të shqiptarëve të Kosovës dhe së treti, një numër më të ulët të diasporës shqiptare në Perëndim.

Dy grupet e para ndikohen nga çmimet dhe kjo është përgjigjja e tyre për luhatjet e çmimeve në vendin tonë, kurse Diaspora ka munguar sepse është e zhgënjyer.

Ky grup i shqiptarëve që jetojnë jashtë nuk e kanë pasur çmimin si kriter kryesor, por cilësinë e shërbimit.

Pas shumë mundësive që i kanë dhënë bregdetit në Shqipëri, ku e dinë që do të paguajnë shtrenjtë, por nuk marrin atë që paguajnë janë zhgënjyer dhe kanë hequr dorë duke kërkuar vende të tjera ku paguajnë por marrin shërbim cilësor” – shprehet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Shqipërinë po e vizitojnë gjithmonë e më shumë turistët “kopracë”

Promovimi si një destinacion i lirë, sikurse edhe është Shqipëria, në fakt në raport me vende të tjera në rajon apo në Europë, ka tërhequr pranë vetes ata që duan të eksplorojnë me kosto sa më të ulët.

Turisti që po viziton Shqipërinë nuk kërkon përvoja luksoze apo pushime verore që mund t’i gjejë në vende si Italia, Spanja, Greqia.

Ai kërkon të shpenzojë sa më pak në akomodim, në transport, në ushqim dhe të marrë maksimumin nga një vend që e sheh si një aventurë të radhës.

Pikërisht kjo qasje e Shqipërisë si një vend i lirë ka bërë që të ndryshojë edhe turisti që po e viziton, që është më pak cilësor në aspektin e shpenzimeve sesa turisti tradicional.

Si pasojë, rezervimet janë më të ulëta në hotele dhe prurjet të larta në apartamente që shiten në platforma Airbnb apo Booking.

Plazhi është një stacion i shkurtër në ditën e tij dhe alternativat publike pa para janë zgjidhja e preferuar, ndryshe nga lidhja e ditës me një çadër dhe dy shezlone që në disa raste kushtojnë sa një natë akomodim.

Ushqimet tradicionale të shtëpisë, fast food-i dhe supermarketet janë pjesa që mbizotëron mbi baret dhe restorantet e shtrenjta.

Transporti publik është një formë e kërkuar sa herë është e lehtë, por mungesa e alternativave ndonjëherë i shtyn drejt marrjes me qira të një mjeti me kohë të kufizuar.

“Ka një interes të shtuar për turistin individual që parapëlqen rezervimet në Airbnb. Turistët që zgjedhin këtë lloj akomodimi kanë një rritje të jashtëzakonshme.

Të gjithë apartamentet janë plot ngaqë çmimet janë të ulëta dhe ata që po vizitojnë Shqipërinë janë turistë me buxhet të ulët.

Edhe nëse marrim si referencë shifrat zyrtare që thonë se jemi me rritje, e sigurt është që turisti që po na viziton ka ndryshuar. Është një turist më pak cilësor duke nënkuptuar që paguan më pak dhe kërkon shërbime të lira”, – pohon z. Kasa.

Nga infrastruktura, mungesa e ujit e mbetjet, anët negative që zhvlerësojnë turizmin

Ky vit nuk ka qenë i lehtë për turizmin dhe shumë nga problemet e shfaqura ishin të harruara vitet e fundit, të paktën për zonat bregdetare. Zona të cilësuara elitare, por edhe ato që presin turizëm masiv, kanë pasur mungesë uji.

Në zona më rurale ku kanë alternuar qëndrimin turistët e aventurës ka pasur ndërprerje të energjisë.

“Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit. Si fillim, ishte mungesa e ujit për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri;

së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar pasi duke qenë një biznes sezonal edhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar.

Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojë në zinxhir të gjithë.

Edhe për infrastrukturën është bërë shumë punë, por ka ende shumë për t’u bërë”, – tha Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, struktura me kapacitetin më të madh akomodues në vend.

Teksa synimi ynë është tërheqja e një turisti sa më cilësor, që paguan më shumë, duket se oferta që ne kemi nuk shkon paralel me këtë pritshmëri.

Kjo nuk lidhet vetëm me shërbimet pasi hotelet nuk mund të jenë oaze të mbyllura dhe pa ndikim nga ajo çfarë ndodh rrotull, ku shpesh mbetjet e hedhura vend e pa vend, ujërat e ndotura apo kantieret e ndërtimit janë të paperceptueshme për një turist të huaj.

“Pavarësisht punëve që janë bërë, ne ende kemi probleme të mëdha me infrastrukturën, me trafikun e rënduar, me mbetjet e papastërtitë që hasen kudo, me inerte e kantiere ndërtimi aktivë, në mes të sezonit pranë strukturave akomoduese.

Për një pushues europian është e paperceptueshme që aty ku pushon të shohë vinçin e ndërtimit që i kalon mbi kokë në kantierin ngjitur. I gjithë bregdeti është me të tilla ndërtime aktive në Palasë, Dhërmi, Golem, Qerret.

Një turist i huaj që vjen të relaksohet në plazh gjatë verës nuk e percepton dot çlodhjen në një zonë ndërtimi.

Këto janë minuse që ne po i marrim si destinacion dhe kanë ndikimin e tyre negativ tek ata që mund të duan të vijnë të shohin vendin tonë, por ajo që lexojnë apo iu thuhet nuk është pozitive”, – shprehet z. Kasa.

Kontratat me garanci të 2026-s pa rritje, shtohet një klauzolë si efekt i imazhit negativ

Kontratat e parapaguara nga agjencitë e huaja për hotelet shqiptare për verën e ardhshme janë mbyllur në të njëjtat shifra si ato të vitit 2025.

Operatorët turistikë shprehen se kjo gjithsesi është pozitive pasi imazhi i Shqipërisë si destinacion është lëkundur disi këtë vit dhe negociatat nuk ishin aq të lehta.

Agjencitë gjithsesi kanë shtuar në kontratë një klauzolë që u jep atyre të drejtën të tërhiqen pa penalitet nga 20% e kontratave të rezervuara, nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet.

“Ky vit ka qenë pak më i vështirë për kontratat me garanci. Nuk kemi rritje por kemi arritur të mbajmë me shumë mundim të njëjtat numra në kontratat që nënshkruam në 2024 për 2025-n.

Them me shumë mundim, sepse Shqipëria ka pasur përkeqësim të vlerësimit.

Pavarësisht se kemi arritur të mbajmë nivelet e njëjta në rezervime në marrëveshje, ka një klauzolë që u jep mundësinë agjencive të reduktojnë me 20% kontratat deri në fund të vitit, për shkak të imazhit të dëmtuar.

Agjencitë kanë rënë dakord të shohin sesi do të jenë shitjet deri në fund të vitit dhe nëse vënë re se Shqipëria nuk po tërheq më aq shumë si destinacion mund të bëjnë rishikimet”, tha z. Kasa.

Ai shtoi se Vlora është sërish pjesë e kontratave me garanci, pavarësisht peripecive të verës 2025 kur transporti i premtuar nga Aeroporti i Vlorës u bë nga Tirana.

Për verën tjetër, pritshmëria është që të fillojnë realisht fluturimet nga ky aeroport. Në lidhje me kontratat me parapagesë, duket se janë shtuar grupet që kanë interes për bregdetin shqiptar.

Tashmë përveç polakëve, çekëve, spanjollëve, izraelitëve e një sërë grupesh të tjera, në listë janë shtuar edhe francezët.

“Kemi mbyllur kontratat e garancisë me agjencitë e huaja dhe sërish polakët dhe çekët do të jenë dy grupet e rëndësishme që do të vijnë me kontrata garancie.

Për herë të parë, verën e ardhshme edhe francezët do të vijnë me kontrata garancie.

Agjencitë e tyre erdhën disa herë për të parë standardet që ofrojnë strukturat në zonën e Durrësit dhe Golemit, zhvilluan sondazhe dhe në fund vendosën pozitivisht.

Këta do të zënë 15% të totalit të kontratave të garancisë që ne kemi aktive”, – pohoi z. Çerenishti.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pagesat me kartë po rriten, por Shqipëria ende ‘vendi i parasë në dorë’
Artikulli tjetër US Open, Alcaraz është i pandalshëm, eliminon Djokoviç dhe “fluturon” në finale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.