Protesta qytetare në Tiranë prej 105 ditësh vijon të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja. Protestuesit dolën sërish ditën e shtunë në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas një raportimi të Associated Press, protestat nisën fillimisht kundër një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz, por me kalimin e kohës kërkesat e tyre janë zgjeruar dhe tubimet janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.
AP e përshkruan protestën si një nga lëvizjet më të gjata të këtij viti në vendin tonë. Pjesëmarrësit vijojnë të mbushin rrugët e Tiranës, ndërsa në protestat e fundit është përfshirë edhe diaspora. Njëkohësisht, edhe media amerikane CBS News i ka dhënë hapësirë protestës në vend duke publikuar pamje nga demonstratat e zhvilluar ditën e shtunë në Tiranë.
Marrë nga AP