KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Formula 1/ Antonelli është i pandalshëm, italiani triumfon në Madrid
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Formula 1/ Antonelli është i pandalshëm, italiani triumfon në Madrid
AktualeAnalizeKryesoreSocialeSporti

Formula 1/ Antonelli është i pandalshëm, italiani triumfon në Madrid

Përditësimi i fundit: 13 Shtator, 2026 4:29 pm
81 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kimi Antonelli ka triumfuar në Çmimin e Madh të Spanjës, duke siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm në Formula 1.

Piloti italian i Mercedesit përfitoi nga një moment kyç i garës, kur skuadra e thirri në bokse menjëherë pas aktivizimit të Virtual Safety Car, ndërsa Lando Norris humbi mundësinë për të bërë të njëjtën gjë në kushte të favorshme.

Norris, i cili e nisi garën në krye dhe, ashtu si Antonelli, përdorte gomat medium, sapo kishte kaluar hyrjen e korsisë së bokseve kur u aktivizua Virtual Safety Car pas daljes nga pista të Lance Stroll. Mercedes reagoi menjëherë dhe thirri Antonellin për ndërrimin e gomave, duke i dhënë mundësinë italianit të përfitonte maksimalisht nga situata.

Një xhiro më vonë, fati i Norrisit u përmbys sërish. Virtual Safety Car përfundoi pak para se piloti i McLaren të kalonte zonën e bokseve, duke e privuar atë nga mundësia për të kryer ndalesën me një kosto më të ulët në kohë.

Antonelli, i cili e nisi garën me goma medium, qëndroi për një kohë të gjatë pas Charles Leclerc. Piloti i Ferrarit kishte nisur me goma hard, por u detyrua të ndalonte në bokse për ndërrimin e gomave tetë xhiro para përfundimit të garës. Në atë moment, Antonelli mori kryesimin dhe nuk e lëshoi më deri në flamurin me kuadrate.

Madje, në komunikimin radiofonik gjatë xhiros së kthimit, Antonelli pranoi se ishte favorizuar nga aktivizimi i Virtual Safety Car, duke e cilësuar këtë si fat për të dhe njëkohësisht si një moment të pafat për rivalin e tij, Norris.

Në podium, së bashku me Antonellin u ngjitën Max Verstappen dhe Lando Norris. Në pjesën e fundit të garës, Norris, me ndihmën e Charles Leclerc, arriti të afrohej me liderin, por Antonelli nuk u vu seriozisht në vështirësi dhe ruajti avantazhin deri në fund.

Leclerc e mbylli garën në vendin e katërt, përpara George Russell. Pas tyre u renditën Liam Lawson, Franco Colapinto, Oscar Piastri, Arvid Lindblad dhe Nico Hülkenberg

Ndërkohë, gara përfundoi shumë shpejt për Lewis Hamilton. Shtatë herë kampioni i botës u detyrua të braktiste Çmimin e Madh të Spanjës pas vetëm shtatë xhirosh, për shkak të problemeve me frenat.

Hamilton ishte përfshirë në një duel me Max Verstappen, i cili e parakaloi jashtë pistës. Piloti holandez më pas ia riktheu pozicionin britanikut, por vetëm për ta parakaluar sërish menjëherë.

Nga ai moment, Hamilton pati një seri problemesh gjatë frenimeve dhe ra deri në vendin e 14-të, përpara se Mercedes ta thërriste në bokse për të tërhequr makinën SF-26 me numrin 44.

 

Marrë nga SuperSport.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti rizgjidhet kryeministër
Artikulli tjetër Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.