KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2026 10:35 am
38 Shikime
Share
8 Min. Leximi
Komisionerja per Zgjerimin ne Bashkimin Evropian, Marta Kos dhe Kryministri Edi Rama me nje fanelle basketbolli me mbiemrin e tij me ngjyrat e BE-se gjate nje konference te perbashket shtypi. Gjate konferences, Kos u shpreh se integrimi i Shqiperise ne BE ne vitin 2027 eshte i mundur./r/n/r/nEuropean Union Enlargement Commissioner Marta Kos and Prime Minister Edi Rama wearing a basketball jersey with his last name in the EU colors during a joint press conference. During the conference, Kos said that Albania's integration into the EU in 2027 is possible.
SHARE

Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos, prezantoi të mërkurën para Parlamentit Europian progres-raportin për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit, ku lufta kundër korrupsionit, ndërtimi i institucioneve të pavarura dhe funksionimi i shtetit të së drejtës konsiderohen si sfida për vendin, ndërsa vlerësohet në përgjithësi si pozitive ecuria e negociatave për anëtarësim.

Theksi i progres-raportit vihet tek dobësia e vazhdueshme në funksionimin e institucionit të Parlamentit, me mbikëqyrje të dobët të ekzekutivit, mungesë dialogu politik dhe dominim të mazhorancës në procesin legjislativ.

Votimi kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për masë sigurie ndaj ish- zv.kryeministres Belinda Balluku është një nga shkaqet për këtë vlerësim, ndërsa konsiderohet shqetësues nga Brukseli.

“Pas një vonese të gjatë, Parlamenti votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti, pavarësisht kërkesave të përsëritura të opozitës për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Kjo ngre shqetësime lidhur me funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve, si dhe respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit,” thuhet në raport.

Problematikat me funksionimin e legjislativit përfshijnë gjithashtu politizimin e emërimeve në institucionet kushtetuese dhe të pavarura, moszbatimin e disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe konsultimet e pamjaftueshme publike për projektligjet e miratuara. Në tërësi, raporti nënvizon mungesën e një funksionimi gjithëpërfshirës dhe efektiv të Kuvendit në ushtrimin e përgjegjësive të tij kushtetuese.

Raporti kritikon gjithashtu refuzimin sistematik të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe miratimin e një reforme territoriale pa konsensus politik.

Ndërkohë, Komisioni rekomandon si çështje “urgjentisht të nevojshme” realizimin e një reforme gjithëpërfshirëse elektorale përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Për punën e ekzekutivit, Komisioni thotë se qeveria është përqendruar kryesisht te reformat që lidhen me BE-në në planifikimin e saj legjislativ dhe politik, por në disa raste ajo ka ndërmarrë nisma ligjore që nuk përputhen me acquis-in e BE-së dhe standardet europiane, përfshirë miratimin e një ndryshimi në ligjin për Portet Turistike.

Transparenca e vendimmarrjes për reformat evropiane nuk është përmirësuar dhe mbeten të pamjaftueshme burimet financiare dhe njerëzore për zbatimin e qëndrueshëm të tyre.

Raporti ngre shqetësime për sulmet verbale dhe retorikën delegjitimuese ndaj gjyqësorit dhe anëtarëve të tij, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita kryesore, duke vënë në pikëpyetje respektimin e ndarjes së pushteteve.

Sa i përket pushtetit vendor, reforma e re territoriale e votuar nga mazhoranca konsiderohet si prirje ri-centralizuese dhe që ka krijuar pasiguri për vetëqeverisjen vendore, ndërsa bashkitë varen financiarisht nga qeveria qendrore.

Komisioni Europian i konsideron protestat e vazhdueshme në vend si “mobilizimi më i madh qytetar që nga tranzicioni demokratik i Shqipërisë”, ndërsa rekomandon që të gjitha palët të bëjnë “përpjekje të sinqerta për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv”.

Korrupsioni mbetet sfidë, pavarësisht SPAK

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të mirë në luftën kundër korrupsionit dhe Prokuroria e Posaçme vlerësohet për pavarësinë e treguar dhe rezultatet pozitive në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Megjithatë, raporti vëren se, korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë reale për Shqipërinë.

Në këtë drejtim, Brukseli kërkon më shumë vendime gjyqësore të formës së prerë në çështjet e korrupsionit të profilit të lartë, sekuestrim dhe konfiskim përfundimtar të pasurive që burojnë nga korrupsioni, më shumë referime proaktive nga institucionet shtetërore drejt prokurorisë dhe verifikim më efektiv të deklarimeve të pasurisë dhe konflikteve të interesit.

KE rekomandon zbatim të masave parandaluese në sektorët me rrezik të lartë korrupsioni dhe forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Liria e medias

Komisioni Evropian evidenton se liria e medias në Shqipëri vijon të përballet me presione politike, ekonomike dhe ligjore, ndërsa mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e gazetarëve mbeten të dobët dhe të pamjaftueshëm për të parandaluar intimidimin dhe garantuar ndëshkimin e autorëve.

Gjatë vitit 2025, organizatat e lirisë së medias raportuan 42 raste shkeljesh të sigurisë së gazetarëve, përfshirë kërcënime, fushata denigruese, sulme fizike e verbale dhe padi SLAPP. Gazetarët investigativë dhe gratë gazetare u vunë në shënjestër në mënyrë disproporcionale, ndërsa pandëshkueshmëria mbetet e përhapur për shkak të mungesës së hetimeve dhe ndjekjeve gjyqësore efektive.

Raporti kritikon gjithashtu përqendrimin e pronësisë së medias, mungesën e transparencës në financimin publik dhe lidhjet e grupeve të biznesit me politikën, të cilat dëmtojnë pavarësinë dhe pluralizmin mediatik.

“Vetëcensura mbetet e përhapur, e nxitur nga presioni politik, kërcënimet ligjore dhe varësia ekonomike,” evidenton Komisioni.

Po ashtu, ka shqetësim për pavarësinë e institucioneve si Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe RadioTelevizioni Shqiptar dhe kufizim të aksesit të gazetarëve në informacionin publik.

Kërcënimet digjitale, keqpërdorimi i të dhënave personale, presionet nga pronarët dhe aktorët politikë, vetëcensura dhe kushtet e pasigurta të punës mbeten problematika të rëndësishme, ndërsa raporti rekomandon që Shqipëria të dekriminalizojë plotësisht shpifjen dhe të përafrojë legjislacionin me kuadrin anti-SLAPP të BE-së.

Drejtësia përballet me presionin politik

Në kapitullin e sundimit të ligjit, Komisioni Evropian vlerëson se pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit janë përgjithësisht të kënaqshme në gjykatat e niveleve të larta dhe ato të shkallës së parë, por ngre shqetësime për ndërhyrjet e papërshtatshme të zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë nivelet më të larta të qeverisjes.

“Përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë në nivelet më të larta, për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve në të gjitha nivelet, vijuan gjatë gjithë periudhës së raportimit,” thekson Komisioni Evropian.

Raporti i referohet në mënyrë të veçantë reagimeve negative të ekzekutivit dhe legjislativit pas  pezullimit nga detyra me vendim gjykate të ish zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Një tjetër përplasje institucionale e evidentuar nga KE lidhet me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Konflikti mes qeverisë dhe organeve të qeverisjes së gjyqësorit çoi në bllokimin e buxheteve të drejtësisë dhe mosdhënien e pagave të gjyqtarëve për muajin gusht.

“Kjo çoi në një situatë të paprecedentë, e cila ndikoi seriozisht në funksionimin e gjyqësorit dhe ngriti shqetësime për pavarësinë e tij,” thuhet në progres-raport.

KE kërkon që reforma e pagave të respektojë standardet e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë, parimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe të përfshijë konsultime domethënëse me sistemin gjyqësor.

Ndërkohë, procesi i vetingut konsiderohet i përfunduar me sukses, por nënvizohet se parandalimi i korrupsionit pas vetingut duhet të forcohet në të gjithë sistemin gjyqësor.

Raporti u jep hapësirë dhe problematikave të funksionimit të sistemit të drejtësisë me mungesën e burimeve njerëzore dhe vonesat në dhënien e vendimeve në gjykata.

“Eficienca e sistemit të drejtësisë mbetet e kufizuar,” thekson raporti.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro
Artikulli tjetër Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin
Analize Bota HI-Tech Kulture Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.