KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2026 10:37 am
32 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k. të zotëruar nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe e thirri atë në cilësinë e viktimës në rigjykimin e pjesshëm të çështjes penale në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, lidhur me tjetërsimin e tokave në bregdet.

Vendimi i ndërmjetëm u mor nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila argumentoi se kjo bazohet në një vendim të Gjykatës së Lartë, që e çmoi pjesërisht të gabuar vendimarrjen e Gjykatës së Apelit për shkak se kompania e Gaçit nuk ishte konsideruar si viktimë.

Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit të Goros, i cili u dënua me 2 vjet e 20 ditë burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Në anën tjetër, Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit lidhur me konfiskimin e tokës në Dhërmi dhe e dërgoi çështjen për rigjykim në shkallë të parë, me një trupë tjetër gjykuese.

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u shpall fajtor së bashku me vartës të tij dhe zyrtarë të Kadastrës, pasi mundësuan kalimin e një sipërfaqe tokë shtet në pronësi të privatëve, përmes dokumenteve të falsifikuara. Toka u ble më pas nga kompania e Gaçit, e cila fitoi statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi.

Sipërfaqja e tokës ku Gaçi do të ndërtonte u sekuestrua dhe më vonë u konfiskua. Por kjo çështje është rikthyer tashmë në gjykim, pasi shumica e Kolegjit të Gjykatës së Lartë e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda dhe Genti Shala, vlerësoi se shoqëria “AG.TCC” konsiderohet viktimë e veprës penale, pasi ka pësuar një dëm ekonomik si rrjedhojë e veprës penale të kryer nga Goro.

Gjyqtarja Albana Boksi doli në pakicë, duke argumentuar se në këtë rast, viktimë e veprës penale mund të cilësohet shteti shqiptar si pronar legjitim i pasurive objekt konfiskimi. Sipas gjyqtares Boksi, shoqëria AG.TCC sh.p.k. e zotëruar nga Gaçi, jo vetëm që nuk ka pozitën e viktimës së veprës penale, por nga aktet ka rezultuar se ndaj shoqërisë dhe pronarit janë kryer hetime në raport me faktin penal, ndonëse nuk është shënuar emri në regjistrimin përkatës.

Në seancë, u paraqitën edhe përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë Generate shpk, të cilët pretenduan se kishin tokë në bashkëpronësi me AG.TTC sh.p.k., duke kërkuar që të njiheshin  në cilësinë e viktimës në gjykim. Kërkesa u pranua nga gjykata dhe seanca e radhës u shty për në datën 18 nëntor, ora 13:00.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
Artikulli tjetër Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin
Analize Bota HI-Tech Kulture Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.