KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Emigrantët sollën një rekord prej 532 milion eurosh, për 6 mujorin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Emigrantët sollën një rekord prej 532 milion eurosh, për 6 mujorin
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milion eurosh, për 6 mujorin

Përditësimi i fundit: 11 Shtator, 2025 4:35 pm
255 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, ndonëse në gjysmën e parë të këtij viti po shfaqin shenja ngadalësimi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 532 milionë euro në janar-qershor 2025, me një rritje prej 4.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020, kur fluksi u ndikua nga pandemia e Covid-19. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, remitancat ishin zgjeruar me 14.5%. Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 6 muajt e parë të 2024-s, për herë të parë u tejkalua kufiri prej 500 milionë eurosh. Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë një potencial për të dërguar para tek të afërmit që kanë lënë në Shqipëri.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Masakra e Shkodrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, Gjykata lë në burg autorin
Artikulli tjetër Administrata publike shtysë për rritjen e pagës mesatare me 11.7%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.